Ballina Artikuj Pse bamirësia është një burim kënaqësie për njeriun dhe shpërblimi te Zoti?

Pse bamirësia është një burim kënaqësie për njeriun dhe shpërblimi te Zoti?

Bamirësia

Bamirësia ndaj të tjerëve është një virtyt i lindur njerëzor, ajo lind nga dhembshuria njerëzore për ta ndjerë veten në vendin e tjetrit. Është pikërisht kjo arsyeja pse të gjithë ata që bëjnë bamirësi ndjejnë kënaqësi, sepse këtë bamirësi ata po ja dhurojnë vetvetes, të cilën e kanë vendosur në vendin e tjetrit dhe ashtu siç kjo ndjesi të bën të ndjesh dhimbjen e tjetrit, ashtu edhe çlirimi apo lehtësimi i kësaj dhimbje të bën të ndihesh mirë.
Mirëpo, një besimtar veç dhembshurisë njerëzore ka edhe një motiv më të fortë për bamirësi, atë e motivon arritja e kënaqësisë e Zotit, e cila është një bekim që nuk shteron kurrë së kënaquri besimtarin, sepse bamirësia para se të bjerë në dorën e njeriu bie në dorën e Zotit.

Profeti i Allahut (alejhi salatu ue selam) na tregon se Allahu i Madhëruar Ditën e Kiametit do thotë:
– O biri i Ademit! Unë u sëmura dhe ti nuk më erdhe për vizitë.
– O Zot! Si mundem unë të të vij për vizitë ndërkohë që Ti je Zoti i botëve?!
– A nuk e mësove se robi im filani u sëmur dhe ti nuk e vizitove? A nuk e mësove se nëse ti do t’i shkoje atij për vizitë do të më kishe gjetur Mua aty?
– O biri i Ademit! Unë kërkova të më ushqesh dhe ti nuk më ushqeve.
– O Zot! Si mundem unë të të ushqej ndërkohë që Ti je Zoti i botëve?!
– A nuk e mësove se robi im filani të kërkoi ta ushqesh dhe ti nuk e ushqeve? A nuk e mësove se nëse ti do ta ushqeje atë do ta gjeje këtë tek Unë?
– O biri i Ademit! Unë të kërkova të më japësh të pi dhe ti nuk më dhe të pi.
– O Zot! Si mundem unë të të jap për të pirë ndërkohë që Ti je Zoti i botëve?!
– Robi im filani të kërkoi për të pirë dhe ti nuk i dhe për të pirë. Nëse ti do t’i jepje atij për të pirë do ta kishe gjetur këtë tek Unë. (Muslimi nr. 2569)

Hoxhë Justinian Topulli

Artikulli paraprakRregullat themelore të Ekonomisë Islame mbi pronën
Artikulli tjetërZyrtari i Shtëpisë së Bardhë konfirmon fillimin e bisedimeve me kompanitë amerikane të naftës mbi Venezuelën