Prodhimtaria nënkupton përpunimin e lëndëve të para ose montimin e produkteve gjysëm të gatshme për të marrë një produkt të përfunduar, duke përdorur punëtorë (punë), makineri, mjete dhe energji.
Lëndët e para (druri, çeliku, kimikalet, etj.) dhe pjesët (doreza, gozhdë, vida, tela, fije, etj.), si dhe puna dhe energjia, quhen input sepse ato hyjnë në krijimin e produktit. .
Produktet janë mallra që prodhohen në një punishte ose fabrikë.
Sasia e produkteve të marra nga cikli i prodhimit gjatë një periudhe kohore quhet prodhim.
Fazat e prodhimit
Fazat e prodhimit vijojnë gjithmonë njëra pas tjetrës në të njëjtin rend, pavarësisht nga produkti që prodhohet.
FAZA 1 – DEPONIMI
Materialet dhe pjesët e blera mbërrijnë në magazinën e lëndës së parë, kontrollohen dhe ruhen deri kur të nevojiten.
FAZA 2 – PËRPUNIMI
Lëndët e para përpunohen, për shembull, dukei prerë, sharruar, përpunuar ose qepur.
FAZA 3 -MONTIMI
Pjesët montohen për të fituar produktin (dmth kryhet montimi) Në rast se produkti është i thjeshtë – miell, ndërsa fije pambuku ose shufra çeliku – nuk kanë montim.
FAZA 4 – PËRPUNIMI FINAL
Bëhet përpunimi përfundimtar .Kjo përfshin, për shembull, lyerjen, lustrimin, larjen, ngjitjen.
FAZA 5 – KONTROLLI I CILËSISË
Bëhet kontroll për të vlersuar nëse produkti është prodhuar siç duhet dhe a është gati për t’u dërguar te klienti.
FAZA 6 – PAKETIMI
Produkti paketohet,dhe është gati për t”u derguar tek klienti.
Secila nga fazat e prodhimit ka kostot e veta. Disa nga këto kosto janë të pashmangshme sepse ju nevojiten lëndë të para, punë dhe energji për të bërë produktin tuaj. Megjithatë, në procesin e prodhimit shuma e shpenzuar për këto gjëra është shpesh më e madhe se sa duhet. Kjo ju dërgon në kosto të larta.
Arsyet kryesore për këto kosto të larta janë:
- Humbjet në lëndët e para
- Humbjet në orarin e punës
- Humbjet në kohën e makinës
- Humbjet për shkak të lidhjes së tepërt të mjeteve të punës
Është e rëndësishme që mallrat tuaja të prodhohen me humbjen më të vogël të mundshme. Humbjet rrisin kostot e produktit dhe zvogëlojnë fitimet e mundshme.
Sa më lirë të prodhoni, aq më lirë mund të shesni në mënyrë që:
- Më shumë njerëz do të blejnë mallrat tuaja dhe
- Ju do të jeni më konkurent me prodhuesit e tjerë
Ulni kostot tuaja duke ulur humbjet dhe do të merrni më shumë fitim.
STUDENTËT.MK