Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) do të shpallë sot në Stamboll Paketën e Reformës Ekonomike.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) do të shpallë sot në Stamboll Paketën e Reformës Ekonomike.
Makroekonomia, politikat strukturore, inflacioni, deficiti buxhetor dhe financat publike janë disa nga pikat e paketës së re.
Në një deklaratë që kishte bërë në nëntor Presidenti Erdoan kishte paralajmëruar fillimin e një epoke të re reformash në ekonomi dhe drejtësi.
Më pas, u mbajtën takime me organizatat kryesore të biznesit dhe OJQ-të përkatëse nën udhëheqjen e ministrit të Thesarit dhe Financave, Lütfi Elvan për të marrë kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
Gjatë këtyre takimeve u diskutuan kërkesat dhe propozimet kryesore që erdhën nga përfaqësuesit e biznesit, asambletë e sektorit dhe organizatave joqeveritare.
Reformat ekonomike, të cilat përfshijnë politikat e stabilitetit makroekonomik dhe politikat strukturore, do të bëhen publike sot nga Presidenti Erdoan në “Takimin për Prezantimin e Reformave Ekonomike”.