Përmbushja e menjëhershme e të drejtave të nëpunësve
Të drejtat e nëpunësit, shkurtimisht, prezantohen në determinimin e natyrës së punës së caktuar për të, pagës së tij, kompensimit, kthimit të parave dhe kohës së duhur për përmbushjen e tyre. Garantimi i këtyre pikave në kontratën e punëtorit dhe përmbushja e tyre pa vonim ose zhvlerësim, janë në mesin e të drejtave të tij gjithashtu.
Allahu i Lartësuar i ka obliguar muslimanët që t’ia japin nëpunësit të drejtat e tij pa nënvlerësim e padrejtësi. Allahu i Gjithëfuqishëm urdhëron:
“O populli im, veproni drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!” (Hud: 85)
Allahu i Madhërishëm gjithashtu na ka paralajmëruar për mospagimin e plotë të nëpunësit. Në një hadith Kudsij, Ai thotë:
“Ndaj tre personave do të jem kundërshtar në Ditën e Ringjalljes: atij i cili është betuar në emrin Tim (ka dhënë fjalën në emrin Tim) dhe pastaj e ka thyer atë; atij i cili e ka shitur një rob të liruar dhe e ka harxhuar shumën (e të hollave); dhe atij i cili e ka punësuar një nëpunës dhe nuk e ka paguar.”
Suneti gjithashtu na nxit që tia japim punëtorit pagën e tij. I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në një nga thëniet e tij na mëson:
“Jepjani punëtorit hakun e tij financiar para se djersa e ballit (e cila është rezultat i punës së tij) t’i thahet. ”
Përmbushja e hakut të punëtorit e intensifikon ndjenjën e tij të përkatësisë në firmën ose kompaninë në të cilën ai punon; e inkurajon atë që të punojë më shumë dhe i ndihmon në ngritjen e kapacitetit prodhues dhe aftësisë për ta përmirësuar cilësinë dhe kualitetin e punës. Kjo krijon ndjenja të kënaqësisë, sigurisë dhe vullnetit të mirë.
Pagesa e borxhit në afatin e caktuar
Secili borxhli është i obliguar që t’i përmbush detyrimet e tij në afatin e caktuar, për aq sa është në gjendje ta bëjë këtë. Për më tepër, ky është një lloj i përmbushjes së zotimit, i cili konsiderohet tipar i ndritshëm tek muslimani.
Sa i përket kësaj çështje, Kur’ani Famëlartë përçon urdhrin e Allahut të Lartësuar si në vijim:
“O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet).” (El-Maide: 1)
Në një ajet tjetër, i cili përshkruan cilësitë e besimtarëve, Allahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë.” (El-Muminun: 8)
Përshpejtimi i shlyerjes së borxhit është obligim, në të cilin i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është fokusur në hadithin e tij:
“Kushdo që i merr të holla (borxh) dikujt, duke pasur për qëllirn që t’ia kthejë, Allahu do ta mbështesë atë (që ta shlyejë borxhin); por, kushdo që i merr të holla (borxh) dikujt, duke mos pasur për qëllim që t’ia kthejë, Allahu do ta shkatërrojë atë.”
Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na paralajmëroi kundër zvarritjes së kthimit të borxhit, posaçërisht nga i pasuri, kur tha:
“Zvrritja e kthiniit të borxhit nga pasaniku, është padrejtësi. Prandaj, në qoftë se borxhi juaj transferohet nga borxhliu juaj, duhet të pajtoheni.”
Shtyrja e afatit për kthimin e borxhit ndaj borxhliut është bërë veprim i dashur për ne nga predikimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel- lem], ku ai thotë:
“Kushdo që dëshiron të çlirohet nga fatkeqësia e madhe në Ditën e Gjykimit, le t’ia shtyjë afatin një njeriu në vështirësi ose ta sigurojë atë nga borxhet e tij.”
Veç kësaj, në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kushdo që ia lehtëson (një hall) një personi në nevojë, Allahu do t’ia lehtësojë atij (hallin e tij) në ketë botë dhe në Botën Tjetër. ”
Përmbushja e detyrimeve gjeneron transaksione të qëndrueshme, rrit besimin, sjell biznes të mirë dhe përfitime. Kjo gjithashtu i mban biznesmenët larg konflikteve, grindjeve, telasheve, urrejtjes dhe privimit nga ndihma e Allahut të Lartësuar.
Përmbushja e menjëhershme e obligimeve ndaj Allahut të Lartësuar
Zbatimi i obligimeve ndaj Allahut Fuqiplotë, të cilat Ai i ka përshkruar mbi pasurinë e të pasurve për t’ua dhënë të varfërve, duhet kryer. Lëmosha në të holla dhe lëmosha e dhënë në fund të Ramazanit, janë dy shembuj të këtyre obligimeve. Ato (obligimet) duhet të jenë gjërat e para për t’u përmbushur, para detyrave dhe detyrimeve tjera.
Kjo dëshmohet nga ajetet vijuese, në të cilat Allahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.” (El-Me’arixh: 24-25)
“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon dhe sheh.” (Et-Teube: 103)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e theksoi domosdoshmërinë e dhënies së lëmoshës në një rast kur ai e dërgoi Mu’adh ibn Xhebelin [radijallahu anhu] tek populli i Jemenit, që t’u thotë atyre se:
“Allahu ka përshkruar një lëmoshë mbi të pasurit në mesin e tyre, ashtu që t’u jepet të varfërve në mesin e tyre. ”
Një hadith tjetër thotë:
“Muslimani i cili jep lëmoshë, duke pasur për qëllim shpërblimin e Allahut, do të shpërblehet; e kush abstenon, ne do ta marrim prej tij, pos një pjese të pasurisë së tij. Ky është vendimi i Allahut dhe ai është i denjë për familjen e Muhamedit. ”
Dhënia e zekatit dhe sadakasë, pa i vonuar ato, iu siguron biznesmenëve një qetësi dhe paqe të brendshme. Ajo gjithashtu ruan, zhvillon, pastron të hollat dhe përhap ndjenja të stabilitetit dhe sigurisë në zemrën e të varfrit. Thënë shkurt, mirësia përfshin tërë shoqërinë. Për më tepër, pasuria nga e cila jepet lëmoshë, kurrë nuk pakësohet.
Nxitimi në dhënien e të drejtave shoqërisë
Detyrat ndaj vendit janë obligime të cilat duhet përmbushur, kurse përmbushja e tyre shpie në shumë dobi dhe përfitime për gjithë shoqërinë si tërësi. Këto të drejta personifikohen dhe mishërohen, për shembull, në taksa, taksat e tokës (harxh) dhe forma tjera të pasurisë (duke përdorur atë që përshkruhet nga autoriteti si thelbësore në interesin publik; kjo njihet në Fik’h si Et-Tavzif. Et-Tavzif nënkupton obligimin e përkohshëm financiar të imponuar për gjendje kritike ose emergjenca).
Dhënia e lëmoshës dhe shpenzimi i pasurisë në rrugën e Allahut janë rrëke të mirësisë, të cilat kurrë nuk thahen. Allahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)” (Edh-Dharijat: 19)
Në këtë ajet madhështor, Allahu Fuqiplotë nuk e kufizon këtë të drejtë, por e lë të hapur. Ai, Fuqiploti, thotë:
“Nuk është tërë e mira (e kujizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, pormirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit, Engjëjve, Librit, Lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zekatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” (El-Bekare: 177)
Dijetarët e Kur’anit, lidhur me këtë ajet, sqarojnë se pasuria e dhënë këtu – përveç zekatitështë pa dyshim një dëshmi e Et-Tevzif-it, siç Allahu i Madhërishëm na ka nxitur që t’u japim të afërmve, jetimëve, njerëzve në nevojë, udhëtarëve, atyre që kërkojnë dhe robërve (me qëllim të lirimit të tyre nga robëria). Pastaj, Allahu i Lartësuar i udhëzon besimtarët që të japin vazhdimisht lëmoshë.
Et-Tavzif gjithashtu tregohet edhe përmes Sunetit. Një hadith pejgamberik e ilustron këtë:
“Kushdo që ka një vend shtesë në kafshën e tij kalëruese, të mjaftueshëm për një udhëtar tjetër, duhet t’ia mundësojë atij që nuk ka kafshë të hipë në të. Ngjashëm, ai i cili ka furnizim shtesë, duhet ta furnizojë atë që nuk e ka atë furnizim.”
Omeri [radijallahu anhu] transmeton se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte pyetur: ” A ka kanale tjera për financa përveç zekatit?”
Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte përgjigjur: “Po”
Në një transmetim tjetër, ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Pasurinë duhet shpenzuar edhe për detyra tjera përveç zekatit. ”
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë rreth popullit Ash’arin:
“Në qoftë se disa prej tyre vriten në betejë ose nëse ushqinii i fëmijëve të tyre pakësohet, i tërë brezi Ash’ari e mbledhin atë që e posedojnë në një tenxhere dhe e ndajnë në mënyrë të barabartë mes vete; kështu, ata janë prej meje dhe unë jam prej tyre.”
Fukahatë (juristët islam) i kanë lejuar taksat përveç zekatit, kurdo që ndonjë nevojë legale shfaqet dhe brenda kufijve të rregullave të Et- Tavzif-it.
Sa u përket jomuslimanëve, të cilët jetojnë brenda kufijve të shtetit islam, ata kanë të drejta dhe obligime. Në Islam, rregulli i lejuar thotë: “Ata (jomuslimanët) ndajnë me ne (muslimanët) si të drejta, po ashtu edhe obligime.”
Biznesmeni duhet t’i realizojë detyrat e tij ndaj shoqërisë, kontesteve, sanksioneve ligjore, ligjeve pozitive dhe kritikës së shoqërisë. Kështu mbahet sistemi i gjendjes financiare në ekuilibër, pasi fondet e fituara nga taksat shpenzohen në fushat legale, si në: siguri, edukim, kujdes mjekësor, arsimim dhe shërbime publike.