Çdo ditë e pushtimit rus të Ukrainës mund t’i kushtojë Rusisë dhjetëra milionë dollarë, raporton Novaya Gazeta, një nga të paktat media të pavarura të mbetura në Rusi.
Sipas vlerësimeve që raporton gazeta, çdo ditë e angazhimit të Rusisë në Siri në vitin 2015 ka kushtuar 2.4 milionë dollarë. Në atë kohë, 1600 persona ishin të angazhuar drejtpërdrejt dhe numri i ushtarëve që merrnin pjesë në operacionet në Ukrainë llogaritet në 149.000.
Përllogaritja e kostove të një dite të luftës përfshin pagesat për ekspertët ushtarakë dhe civilë, shërbimet e komunikimit dhe informacionit, mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake, kostot e transportit të mallrave, shpenzimet për nevoja mjekësore, ushqime etj.
Sipas burimeve ukrainase, gjatë ditës së parë të luftës, Rusia humbi 30 tanke, deri në 130 automjete të blinduara, pesë avionë dhe gjashtë helikopterë. Çmimi i një avioni SU-25, humbja e të cilit u njoh nga Rusia, është pothuajse një miliardë rubla (rreth 11 milionë dollarë), dhe sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ky është dhe çmimi i blerjes së një helikopteri Ka-52 të rrëzuar.
Çmimi i secilit prej 30 tankeve ruse T-72, të cilat, sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, u dëmtuan, është 22 milionë rubla ose rreth 250 mijë dollarë.
Inflacion dhe rritje e çmimeve, recesion e stanjim
Kapitalizimi i tre kompanive më të mëdha ruse – Gazprom, Rosneft dhe Sberbank – ra me 76 miliardë dollarë vetëm në 24 shkurt. Aksionet ranë me një të tretën. Që nga fillimi i krizës në tetor 2021, aksionet e kompanisë kanë humbur më shumë se gjysmën e çmimit të tyre. Indeksi i bursës së Moskës (kapitalizimi total i aksioneve të kompanive ruse) humbi 33.3 për qind vetëm në 24 shkurt. Kjo është rënia më e madhe që nga viti 2008.
Shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, kanë njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë. Prej tyre e kanë pësuar bankat shtetërore, përfshirë Sberbank dhe VTB. Përveç kësaj, janë vendosur sanksione kundër Aeroflot, Rostec dhe korporatave të saj anëtare.
BE ka vendosur gjithashtu sanksione ndaj borxhit publik të Rusisë. Kjo do të thotë se kostot e mbledhjes së parave për shtetin dhe kompanitë ruse do të bëhen më të larta dhe bankat shtetërore ruse nuk do të mund të kenë llogari në dollarë.
Rënia e rublës dhe sanksionet do të çojnë në inflacion më të lartë, kështu që, sipas Novaya Gazeta, është mjaft e mundshme që këtë vit inflacioni të jetë në intervalin 10 deri në 15 për qind. Kjo është rreth një herë e gjysmë më shumë se norma e vitit të kaluar prej 8.4 përqind.
Para së gjithash pritet që të rriten çmimet e pajisjeve, barnave dhe veshjeve të importuara. Në disa dyqane, çmimet e pajisjeve elektronike tashmë janë rritur me 30 për qind.
Ndalimi i importit të disa mallrave të teknologjisë së lartë, rënia e rublës dhe pasiguria në treg do të ndikojnë gjithashtu në investimet e kompanive. Konkretisht, raporton Novaja Gazeta, pjesa më e madhe e pajisjeve është e importuar, kështu që shumë kompani do të detyrohen të zvogëlojnë investimet ose të bëjnë pauzë investimi. Si rezultat, në vend të rritjes së parashikuar të PBB-së, vendi mund të përjetojë recesion ose stanjim. Kjo do të thotë se Rusia do të humbasë triliona rubla dhe do të rrisë hendekun me vendet e zhvilluara.
Rindërtimi i Luganskut dhe Donetskut kushton miliarda
Përveç kësaj, sipas gazetës, rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar në rajonet Luhansk dhe Donetsk, sipas nënkryetarit të komitetit të buxhetit të Këshillit të Federatës Sergei Ryabuhin, do të kërkojë të paktën 17.3 miliardë dollarë për tre vjet.
Autoritetet ruse kanë paguar tashmë rreth 610 milionë rubla (shtatë milionë dollarë) për refugjatët nga ato rajone. Në të njëjtën kohë, 860,000 banorë të këtyre rajoneve morën nënshtetësinë ruse, e cila u jep atyre të drejtën për pensione dhe forma të tjera përfitimesh.
Për sa i përket bankave, përdorimi i VTB, Sberbank dhe bankave të tjera mund të pushojë së qeni i përdorshëm, por jo në Rusi. Në Rusi, kartat ka shumë të ngjarë të funksionojnë.
Me depozitat në dollarë dhe euro, jo gjithçka është kaq e thjeshtë. Nëse bankat ngrijnë llogaritë e tyre korrespondente, pagesa në valutë të huaj nuk do të jetë e mundur. Teorikisht, banka mund të emetojë para në rubla, por pyetja më e dhimbshme është se me çfarë kursi, shkruan Novaja Gazeta./tesheshi/