Gjiganti i medias sociale Facebook raportoi për herë të parë në 18 vite ekzistencë një rënie të përdoruesve aktivë ditorë.
Kompania mëmë e Facebook, Meta, tha se numri i përdoruesve aktivë ditorë ra në 1,929 miliardë në tre muajt e mbyllur në Dhjetor, krahasuar me 1,930 miliardë tre mujorin e mëparshëm.
Meta gjithashtu paralajmëroi për rënie të ardhurash ndërsa përballet me konkurrencë nga rivalët e TikTok dhe YouTube por edhe me reklamuesit të cilët po reduktojnë shpenzimet.
Aksionet e kompanisë ranë me 20% pak orë pas lajmit duke fshirë 200 miliardë dollarë nga vlera e Meta.
Sipas Zuckerberg, arsyeja e kësaj rënie është largimi i të rinjve në drejtim të platformave rivale kryesisht TikTok.
Meta është kompania e dytë më e madhe në botë e reklamimit pas Google. /PCWorld/