Pas “Apple”, edhe “Xiaomi” pa karikues baterie

Kompania “Apple” duket se po dikton linjën e veprimit në fushën e telefonave inteligjentë edhe në lidhje me karikuesit ose, më mirë, mungesën e tyre në kutitë e paketimit të smartfoneve.

Pas “Samsung” me “Galaxy S21” që pritet të dalë në fillim të vitit 2021, edhe “Xiaomi” ka konfirmuar se do të nxjerrë në shitje aparatin e parë të radhës, “Mi 11”, pa përfshirë karikuesin, me qëllim zvogëlimin e ndikimit në mjedis.

Kompania me qendër në Pekin e njoftoi zgjedhjen e saj në platformën kineze “Weibo”.

Në mediat sociale nuk munguan postimet e atyre që kujtuan replikën e “Xiaomi”-it ndaj “Apple”, tetorin e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi se “iPhone 12” do të paketohej pa karikues.

“Mos u shqetësoni, ne nuk lëmë asgjë jashtë kutisë “Mi 10T Pro”, shkroi atëherë “Xiaomi” në “Twitter”.

Artikulli paraprak“Marrëveshja Turqi-Mbretëri e Bashkuar ndihmon synimin e tregtisë prej 20 miliardë dollarësh”
Artikulli tjetërPopullsia në Kosovë me 2/3 në moshë pune