Tuneli i Euroazisë që do të bashkojë kontinentin e Azisë dhe Evropës do të hapet më 20 dhjetor. Me vënien e tunelit në shërbim koha e kalimit nga dy anët e Stambollit do të jetë 15 minuta
Tuneli i Euroazisë që do të bashkojë kontinentin e Azisë dhe Evropës do të hapet më 20 dhjetor. Me vënien e tunelit në shërbim koha e kalimit nga dy anët e Stambollit do të jetë 15 minuta, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetarja e AA-së ka përpiluar mësohet se pas linjës së metrosë që do të jetë në cilësinë e vëllait të linjës Marmaray për projektin e ndërtimit të tunelit me dy kate për automejtet me rrota është kryer më 12 qershor 2017 nga Drejtoria e përgjithshme e investimeve të infrastrukturës së Minsitrisë së Transportit, Punëve Detare dhe Komunikimit.
Projekti i Tunelit Eurozia i cili do të reduktojë në masë të madhe kohën e udhëtimit mes rajoneve Kazlıçeşme dhe Göztepe është planifikuar që të jetë i lidhur me dy urat aktuale që kalojnë në ngushticë.
Pjesa prej 5.4 km e Projektit të Tub Kalimit të Rrugës Tokësore të Ngushticës së Stambollit i cili në opinionin publik njihet si Projekti i Tunelit Eurozia është ndërtuar me një teknologji speciale nën tabanin (shtratin) e detit dhe përbëhet nga një tunel dykatësh dhe tunelet e lidhura me metorët e tjera të ndërtuara. Në anën evropiane dhe aziatike janë përfunduar punimet e zgjerimit dhe të përmirësimit në rrugën e cila në total është 9.2 km. Gjithashtu duke u zgjeruar rrugët afruese që ndodhen në mes të rajoneve Sarayburnu-Kazlıçeşme me Harem-Göztepe janë ndërtuar kryqëzimet, nënkalimet e automjeteve dhe mbikalimet për kalimtarët.
Projekti Euroazia i cili është reaziluar në linjën Kazlıçeşme-Göztepe do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit brenda qytetit ku qarkullimi është shumë i ngarkuar. Ky tunel nga 100 minuta që është kalimi mes Azisë dhe Evropës do të ulë kohën e kalimit në 15 minuta dhe do të ofrojë një udhëtim të sigurtë dhe të rehatshëm.
Teksa lehtësohet qarkullimi i trafikut me zgjerimin dhe rregullimin e rrugëve ndërlidhëse në hyrje dhe dalje të tunelit do të mundësojë gjithashtu edhe rrjedhshmërinë e trafikut dhe në pakësimin e zhurmës së qarkullimit. Për shkakun se projekti në fjalë kalon në linjën që është linja më e shkurtër mes Kazlıçeşme-Göztepe ai ndër të tjera krahas uljes së shenzimit të karburantit do të ulë edhe normat e gazrave të dëmshme si dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e automjetit.
Nuk do të ndikohet nga tërmeti dhe cunami
Tuneli i cili është një nga projektet kryesore të botës inxhinierike, do të ketë një sistem të zhvilluar për qarkullimin e pandalshëm dhe të sigurtë gjatë 24 orëve. Tuneli që është një produkt i zbatimeve më të përparuara të projektimit, teknologjisë dhe inxhinierisë është ndërtuar nga një strukturë ku nuk do të mund të ndikohet nga tërmetet dhe cunamet.
Gjithashtu tuneli me karakteristikat superiore të sigurisë në rast nevoje mund të përdoret edhe si strehimore. Në tunel përfshihen teknologji e lartë e ndriçimit, sistem me kapacitet të lartë ajrimi, pajise të veçanta për shuarjen e zjarrit të cilat kanë lehtësi në përdorim nga çdo pikë e tunelit, shtresë mbrojtëse në sipërfaqe kundër zjarrit, sisteme të evakuimit emergjent dhe korsi të sigurisë të vendosur në çdo 600 metra.
Në tunel do të ketë sisteme të kamerave me qark të mbyllur që do të vëzhgojnë në çdo pikë të tunelit për 24 orë në 7 ditë, sistemet e zbulimit të incidenteve, sisteme të komunikimit dhe të alarmit si dhe me infrastrukturën e lartë teknologjike do të mundësohet edhe kontrolli i shpejtësisë brenda tunelit.
Ndërtimi i tunelit dykatësh që ka cilësitë si ndriçim modern, ajrosje me kapacitet të lartë dhe rrugë me pendencë të ulët do të ndikojë pozitivisht në drejtimin e automjeteve edhe në saj të sigurisë së rrugës. Tuneli i Euroazisë ndër të tjera do të ofrojë udhëtim të pandërprerë edhe në kushtet me mot negativ si ai me mjegull dhe me ngrica.
Shpejtësia në tunel është përcaktuar 70 km në orë, ndërsa pagesat për automjet do të jenë 4 dollarë, plus TVSH, për furgonat 6 dollarë plus TVSH të këmbyera në lira turke. Në të dy drejtimet e tunelit kalimet do të jenë me pagesë të cilat mund të bëhen edhe nëpërmjet Sistemit të Kalimit të Shpejtë (HGS) dhe Sistemit të Kalimit Automatik (OGS).
Drejtoria e përgjithshme e investimeve të infrastrukturës së Minsitrisë së Transportit, Punëve Detare dhe Komunikimit ka ngarkuar me detyrë kompaninë e Menaxhimit Ndërtimit dhe Investimeve të tunelit Eurazisë (ATAŞ) për dizenjimin e projektit, ndërtimin dhe menaxhimin e projektit për 24 vite e 5 muaj. Pas përfundimit të periudhës së menaxhimit tuneli do ti dorëzohet sektorit publik.