Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2020 ishte 0.2%

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Dhjetor 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor 2020, viti bazë 2015=100

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.6% në muajin dhjetor 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  0.6% në muajin dhjetor 2020, krahasuar me muajin nëntor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (0.9%)- “ngritje e çmimeve të vezëve”; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.0%)-“ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”; shërbime për transport (2.6%) -“ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”; shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-5.2%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-0.5%); pije alkoolike (-1.3%); veshje (-1.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.1% në muajin dhjetor 2020, krahasuar me muajin dhjetor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.1%); mish (0.5%); qumësht, djathë dhe vezë (3.7%); vajra dhe yndyrna (6.8%);   sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (1.3%); duhan (2.0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.3%); shërbime ambulatore (4.8%); shërbime për transport (4.3%)- “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”; shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); shërbime hoteliere (1.4%); kujdes personal (1.5%); gjëra personale (1.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-8.9%); veshje (-4.4%); këpucë (-1.9%); blerje e automjeteve (-1.8%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-13.2%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.5 për qind) në IHÇK.

Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2020 ishte 0.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend, në vitin 2020, ishte më i lartë në një mesatare prej 0.2 për qind, krahasuar me vitin 2019. Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2020 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.3%); mish (1.8%); qumësht, djathë dhe vezë (1.8%); vajra dhe yndyra (2.4%); pemë (5.0%); sheqer dhe ëmbëlsira (3.4%); kafe, çaj dhe kakao (5.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); duhan (1.3%); produkte mjekësore aparaturë dhe pajisje (4.4%); shërbime ambulatore (5.8%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (2.5%); shërbime hoteliere (2.3%); gjëra personale (3.2%); sigurime (15.7%) “ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve në vitin e kaluar”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.

Rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2020 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: perime (-5.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-12.0%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët prej (-1.1 për qind) në IHÇK.

Artikulli paraprakPse idetë e mira dështojnë nganjëherë, 8 këshilla
Artikulli tjetërCoronavirus: Rritja e shpejtë e tregut të lojërave në bord përballet me pengesa pandemike