Një opsion i ri vjen në Google Chrome, ka të bëjë me PDF dhe është falas

Një shtesë që ju lejon të redaktoni një format dokumenti të njohur është në dispozicion për shkarkim falas.

Pas një pritjeje shumë të gjatë, më në fund do ta kemi një mjet falas për redaktimin e PDF në Chrome – direkt nga Adobe.

Gjiganti i softuerit në fjalë e ka përë publike një shtesë zyrtare nga Adobe që u jep përdoruesve qasje, citojmë, “grupi më i plotë i mjeteve PDF menjëherë brenda shfletuesit”.

Lansimi i kësaj shtese do të thotë që përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të shkarkojnë External Adobe Acrobat ose mjete të tjera që lejojnë qasje në skedarët PDF në internet, raporton TechRadar.

Kjo shtesë është gjithashtu e disponueshme për Microsoft Edge dhe zgjidh një nga dhimbjet më të mëdha të kokës për shumë përdorues, duke siguruar aftësinë për të redaktuar dhe shikuar në mënyrë elegante dokumentet PDF. Opsionet përfshijnë aftësinë për të shkarkuar dhe ndarë PDF me të tjerët ose një rishikim në grup pa pasur nevojë të dërgoni një bashkëngjitje.

Tani e tutje, përdoruesit do të jenë në gjendje të japin shpejt komente, ta nënvizojnë tekstin dhe gjëra të tjera për të cilat janë mësuar – brenda shfletuesit duke përdorur panelin e ri të komandës. Përmirësimi gjithashtu prezanton mundësinë e një nënshkrimi elektronik pa shkarkuar mjete shtesë.

Së fundmi, funksioni i ri i kësaj shtese do t’ju lejojë të dilni nga një PDF ose shfletues dhe të futeni përsëri më vonë me të gjitha ndryshimet e ruajtura – në të njëjtin vend brenda dokumentit ku e keni lënë. Shfletuesit gjithashtu do ta kenë aftësinë për të redaktuar PDF me një veçori tjetër që ju lejon të shtoni tekst në një dokument pa futur një aplikacion shtesë.

Artikulli paraprakFacebooku po përballej me kryengritjen e vet krahas trazirave në Capitol
Artikulli tjetërMonopoli në tregun e arkave fiskale me ‘vulën’ e ATK-së