Nishani pjesëmarrës në Forumin e 20-të Euroaziatik të Ekonomisë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë pjesë sot në Forumin e 20-të Euroaziatik të Ekonomisë i zhvilluar në Stamboll nën kujdesin e Fondacionit Marmara Group.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë pjesë sot në Forumin e 20-të Euroaziatik të Ekonomisë i zhvilluar në Stamboll nën kujdesin e Fondacionit Marmara Group, ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Nishani ka thënë se bota po kalon nga një periudhë shumë e ndërlikuar krizash dhe se vendi i tij është ndikuar nga kjo situatë. Ai ka theksuar se ka nevojë për zhvillimin e strategjive të reja afatmesme për mënjanimin e kësaj situate.

“Historia na ka mësuar që bashkëjetesa, respekti reciprok, bashkëpunimi dhe dialogu, janë shumë të rëndësishme, por na ka mësuar gjithashtu se lufta, urrejtja, gjenocidi dhe dhimbja, janë pjesë e kësaj historie. Për këtë arsye në historinë tona të gjitha këto të vërteta qëndrojnë”, ka thënë Nishani.

Presidenti i Shqipërisë në vijim ka shtuar: “Jemi përballë një pyetjeje; ‘A është njerëzimi në një udhëkryq?’ Sot në shumë çështje kemi probleme konkrete. Por mendoj se ne mund t’i zgjedhim këto probleme. Këtë pyetje duhet të ja drejtojmë krerëve të shteteve dhe akademikëve. Kjo nuk është një situatë vetëm teorike. Në të njëjtën kohë ka të bëjë me përgjegjësitë, ka të bëjë me vendime të cilat ndikojnë në të ardhmen e shoqërive dhe njerëzimit. Platformat zgjerohen në nivelin rajonal dhe më pas zgjerohen dhe zhvillohen në nivel kontinental dhe global.”

Duke vënë në dukje se vendimet në këtë samit janë shumë me vlerë, Nishani ka theksuar: “Të gjitha këto kanë një veçori të përbashkët e cila është vendosmëria për stabilitetin dhe mirëqenien. Në këtë kontekst mendoj se vendimet që do të merren këtu janë të rëndësishme dhe përfaqësuesit e vendeve të tjera do ta marrin parasysh këtë gjë.”

Ndërsa kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç ka thënë se vendet e mëdha si SHBA-ja dhe Rusia apo edhe Bashkimi Evropian janë duke u përballur me disa probleme.

“Çfarë do të ndodhë me vendet e vogla të Ballkanit në një situatë të tillë? Turqia është shumë e rëndësishme për ne për nga ana ekonomike. Turqia na krijon shumë shanse ne si vende të vogla. Normalisht që mbase nuk mund të jemi pjesë e tregjeve të mëdha, por me Turqinë kemi një bashkëpunim të mirë. Normalisht që kemi miq edhe nga ana politike dhe rajoni na intereson të gjithëve. Si rrjedhojë vendet e vogla në Ballkan kanë probleme. Kemi probleme me sigurinë, me refugjatët, mbase jo aq shumë sa vendet e mëdha, por edhe ne kemi probleme. Për këtë arsye në këto tema nuk mund të punojmë të vetëm. Kemi nevojë për ndihmë”, ka theksuar Ivaniç.

Mladen Ivaniç në vijim ka thënë gjithashtu se ata kanë edhe probleme të brendshme në vendin e tyre dhe ka shtuar: “Kemi tre grupe etnike dhe fe. Kanë ndryshime mes tyre. Lufta ka vazhduar deri në një të shkuar të afërt. Humbën jetën 100 mijë njerëz. Kemi probleme edhe me rimëkëmbjen. Jemi larg të qenit të përsosur, por mendoj se kemi arritur suksese përmes të cilave mund të ndihemi krenar. Nëse do të shikoni në Bosnjën e 20 viteve më parë, do të shihni që ishte brenda një lufte. Ndërsa nëse do të shohim në vendet e tjera, do të vëmë re se ka më shumë probleme se sa sukses.”

“Nuk duam të krijojmë vetëm probleme. Duam që të jemi edhe ne kontribuues të stabilitetit dhe paqes në rajon. Shpresoj që në këtë takim dyditor çështje të kësaj natyre do të diskutohen dhe sillen në vëmendje”, u shpreh kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Aleancën e Qytetërimeve, Nassir Abdulaziz Al-Nasser, në fjalën e tij ka thënë se njerëzit sot janë përballë një situatë të ndryshimit të madh dhe një “situatë dallgëzimi”. Sipas tij, me mbylljen e kufijve u shfaq edhe urrejtja ndaj të huajve. Ai ka theksuar se kjo gjë ka ardhur në një situatë ku nuk mund të jetë më e kontrollueshme.

Ndërsa duke vënë në dukje se Turqia ka qenë dhe vazhdon të jetë një shembull pozitiv në pritjen e refugjatëve dhe sjelljen ndaj tyre, Nasser në vijim shton: “Turqia i hapi dyert deri në fund refugjatëve. Ndërsa faktori ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm. Duhet të bëjë çdo gjë për të penguar urrejtjen kombëtare dhe fetare.” (AA)

Artikulli paraprakBPV-ja rritet për 3.0%
Artikulli tjetërTurqia ka rritje më të shpejtë ekonomike se shumë vende evropiane