Ballina Lajme Bota Nga 26 janari, fluturimet drejt SHBA vetëm pas testit negativ të Covid

Nga 26 janari, fluturimet drejt SHBA vetëm pas testit negativ të Covid

Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të paraqesin rezultatin e testit negativ të COVID-19 ose të provojnë që e kanë kaluar.

Sipas njoftimit, të qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në SHBA CDC , “nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht, do të duhet të testoheni jo më shumë se 3 ditë para se të udhëtoni me avion në Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) dhe të tregoni rezultatin tuaj negativ tek linja ajrore para se të hipni në fluturimin tuaj, ose të jeni të përgatitur për të treguar dokumentacionin e shërimit”.

Ky vendim vjen pas atij të Krishtlindjeve, kur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, urdhëroi pajisjen e pasagjerëve me testin negativ të pasagjerëve nga Britania e Madhe drejtuar SHBA. /BM/

Artikulli paraprakKosova rrit eksportin e mallrave, këta janë partnerët kryesor
Artikulli tjetërMastercard për të rritur tarifat për blerjet në Mbretërinë e Bashkuar nga BE