Nëse ai që më merr borxh fiton nga investimi me paratë e mija, a më lejohet t’i kërkoj më shumë se borxhin që ia kam dhënë?

Pyetja:

Nëse dikush merr borxh nga unë 100 euro dhe ato para i investon diku dhe bën një fitim prej 120 euro. Kur të më kthejë mua borxhin sa të holla duhet të m’i kthejë? Nëse unë i kërkoj të m’i kthej 110 euro, ato 10 euro a janë kamatë apo jo?

***

Përgjigjja:

Vëlla i nderuar, e tëra varet nga marrëveshja. Në qoftë se ti 100 që ia ke dhënë dikujt i ke dhënë në emër të borxhit, atëherë sado që ai fiton nga ai borxh që ka marrur prej teje ty nuk të takon të përzihesh në fitimin e tij. Por ty të takojnë vetëm ato para aq sa ai të ka borxh, në këtë rast ia ke dhënë 100 ai duhet t’i kthejë 100.

Por në qoftë se ai humb, përsëri obligohet të t’i kthejë 100. Prandaj fitim dhe humbja e tij nuk e përcaktojnë shumën që duhet kthyer ty. Për arsye sepse ti atje ia ke dhënë borxh.

Por në rast se ti ia ke dhënë 100 që të bëhesh ortak me të, partner me të në një biznes të caktuar, në këtë rast duhet caktuar edhe sasinë e fitimit së bashku me humbjen. Kështu nëse fiton do marrësh kaq përqindje (ashtu sic ju dakordoheni), por nëse humb edhe ti do prekesh nga kjo humbje dhe merr kaq përqindje. E në këtë rast të takon të marrësh më tepër nëse ai ka fituar nga investimi.

Ndërkaq siç e ke përmend se ai të merr borxh 100, atëherë pavarësisht se sa ai fiton detyrohet përballë teje t’i kthejë vetëm 100 dhe ti duhet t’i marrësh vetëm 100 ejo më tepër. Ngase jo vetëm 10, po nëse edhe vetëm 1 është më tepër në këtë rast llogaritet si kamatë.

Hoxhë Enis Rama

 

Artikulli paraprakKostoja e ndërtimit të Porto Romanos dhe Portit të Thatë në Prishtinë, pritet të jetë 2 miliardë euro
Artikulli tjetërKryeministri belg paralajmëron Evropën se rritja e çmimeve të energjisë mund të çojë në “ekonomi lufte”