Nënshkruhen kontratat në mes Bahtrirt dhe 7 bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

Kryetari Bahtiri me këtë rast u shpreh tepër i kënaqur për një mundësi të tillë sepse kjo është sipas kryetarit Bahtiri , mbi të gjitha mundësi për bizneset dhe qytetarët e Mitrovicës.

“Ky takim është njëri nga takimet më të rëndësishme në punën timë si kryetar i Mitrovicës.

Kjo për arsyen që po takojë përfaqësuesit e biznesit që sot janë shtylla e zhvillimit ekonomik.

Sot, po nënshkruajmë bashkarisht këto kontrata me zotimin që secili nga ne do të bëjmë maksimumin që ta përmbushim atë pikë për pikë aq sa na takon, dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.” – theksoi ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqësuesit e bizneseve që nënshkruan kontratat theksuan që ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre biznesor, për zgjerimin e mëtejmë të bizneseve të tyre, që përfshijnë fusha të ndryshme, nga materialet ndërtimore, industriale, bujqësore etj.

Këto biznese shumë shpejtë do të fillojnë implementimin e projekteve të tyre, kurse komuna garanton lehtësimin e procedurave të nevojshme për përparimin sa më të shpejtë të tyre.

Artikulli paraprakShqipëri – Heqja e ekskluzivitetit të Rinasit i hap rrugën investimeve
Artikulli tjetërOperatorët e huaj të turizmit vizitojnë Kosovën