Ndihmat e Turqisë jashtë vendit arrijnë shifrën e 8,5 miliardë lira turke

Turqia gjatë periudhës 2010-2017 nëpërmjet AFAD-it ka dërguar gjithsej 8,5 miliardë lira turke jashtë vendit.

Turqia prej vitit 2010 e këtej ka dërguar 8,5 miliardë lira turke ndihma në para jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Çështjeve Emergjente pranë Kryeministrisë (AFAD), Turqia gjatë periudhës 2010-2017 nëpërmjet AFAD-it ka dërguar gjithsej 8,5 miliardë lira turke jashtë vendit.

Ndërkohë që në vitin 2010 ndihmat që bënte Turqia jashtë vendit ishin 31,4 milionë lira turke, kohëve të fundit kjo shifër shënoi rritje të jashtëzakonshme.

Në vitin 2016 niveli i ndihmave doli në 2,1 miliardë lira, ndërsa në 8 muajt e këtij viti u rrit për 1 miliardë e 430 milionë lira turke dhe doli në nivelin e 8,5 miliardë lira turke.

Artikulli paraprakBursa e Stambollit arrin nivelin rekord
Artikulli tjetërKoment – Të bësh biznes në Turqi dhe Ballkan