Murabahah si mënyrë e financimit 

Fillimisht, murabahah është një lloj i veçantë shitjeje dhe jo një mënyrë financimi. Mënyrat ideale të financimit sipas sheriatit janë mudaraba ose musharaka, të cilat janë trajtuar në kapitullin e parë. Megjithatë, në kuadër të sistemit ekonomik aktual, ekzistojnë disa vështirësi praktike në përdorimin e instrumenteve mudaraba dhe musharaka në disa fusha të financimit. Prandaj, ekspertët bashkëkohorë të sheriatit kanë lejuar, me disa kushte, përdorimin e murabahah me pagesë të shtyrë si një mënyrë financimi. Por ka dy pika thelbësore që duhet të kuptohen plotësisht në këtë aspekt: 

  1. Nuk duhet harruar kurrë që, fillimisht, murabahah nuk është një mënyrë financimi. Ajo është thjesht një mekanizëm për t’iu shmangur “interesit” dhe jo një instrument ideal për realizimin e objektivave reale ekonomike në islam. Prandaj, ky instrument duhet të përdoret si një hap kalimtar në procesin e harmonizimit të ekonomisë me parimet islame dhe përdorimi i tij duhet të kufizohet vetëm në ato raste ku mudarabah ose musharakah nuk janë të zbatueshme. 
  2. Pika e dytë e rëndësishme është se transaksioni i murabahah nuk krijohet thjesht duke zëvendësuar fjalën “interes” me fjalët “fitim” ose “marzhë fitimi”. Në fakt, murabahah si një mënyrë financimi është lejuar nga dijetarët e sheriatit me disa kushte. Nëse këto kushte nuk respektohen plotësisht, murabahah nuk është e lejuar. Pikërisht zbatimi i këtyre kushteve e dallon qartë një hua me interes nga një transaksion murabahah. Nëse këto kushte nuk përmbushen, transaksioni bëhet i pavlefshëm sipas sheriatit. 
Artikulli paraprakMurabahah – garancioni 
Artikulli tjetërPremtimi për blerje