Motori i sjelljeve njerëzore – Motivimi
“Fati i njeriut është në duar e veta”
Francis Bacon
A je dakord me mua, se nëse nuk jemi të motivuar, ne nuk kemi dëshirë të bëjmë asgjë?
A njeh ndonjë person, për të cilin ti mendon se kishte një punë të shkëlqyer dhe merrte një pagë të kënaqshme, por që e la atë punë, sepse nuk kishte motivim të mjaftueshëm, për ta vazhduar atë?
Kur ke motivim shpirtëror, ti ke më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe përceptimi yt punon më mirë. E kundërta ndodh kur vendosmëria jote është e rënë përtokë. Në këtë rast, ti nuk ke energji, dhe përqendrimi e interesimi yt fokusohet vetëm në anët negative, ku si rezultat kemi përkeqësim performance.
Por, çfarë është motivimi? Cili është burimi i tij? Si mund të jemi të motivuar? Dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, si mund ta ruaj më atë, që ta kemi me vete në vazhdimësi? Ky është subjekti i hulumtimit tonë, në këtë pjesë.
Fjala motivim, që në anglisht i thuhet “Motivation”, prejardhja e saj vjen nga fjala latine “movere” që do të thotë “lëviz”; fjalori Web ster e përkufizon fjalën Motivations si: Gjëja që e shtyn njeriun të veprojë ose të lëvizë. Nëse e analizojmë fjalën “Motivation”, gjejmë se ajo përbëhet nga dy pjesë “Motivation = Motiv + Action”, pra “Shtysë + Veprim”, që do të thotë: një veprim që rezulton nga shtysa.
Cili është burimi i motivimit?…
Autori i librit “Psikologjia e motivimit”, Dennis Wheatley, thotë:
“Forca e dëshirave tona e kontrollon motiv imintonë, dhe si rezultat, kontrollon sjelljet tona.”
Më lejo të të tregoj historinë e një të riu, i cili shkoi te një plak i urtë kinez, që të mësonte prej tij sekretin e suksesit, dhe e pyeti: A mund të më thuash se cili është sekreti i suksesit?
Plaku i urtë ia ktheu me qetësi: “Sekreti i suksesit është motivimi”.
I riu e pyeti përsëri: Po prej nga vjen motivimi?
Plaku i urtë kinez ia ktheu: Nga dëshirat e tua të ndezura.
I riu e pyeti me habi: Si krijohen brenda nesh dëshirat e ndezura?
Në këtë moment, plaku i urtë kinez i kërkoi leje të riut që të largohej për pak minuta, pastaj u kthye dhe në dorë mbante një kovë të madhe plot me ujë, dhe e pyeti të riun:
– A dëshiron vërtet të dish burimin e dëshirave të ndezura?
I riu iu përgjigj me nxitim: Natyrisht! Plaku i urtë i kërkoi të afrohej pranë kovës me ujë dhe të shikonte brenda saj. I riu u afrua dhe po shikonte brenda kovës plot me ujë, kur papritur plaku i urtë ia shtyu kokën me të dyja duart brenda në kovën e mbushur plot.
Kaluan disa sekonda dhe i riu nuk lëvizi, pastaj filloi të përpiqej ngadalë ta nxirrte kokën jashtë. Kur filloi të ndiente marrje të frymës, ai filloi të shtynte me forcë, derisa arriti ta shpëtonte veten dhe e nxori kokën nga uji. Pastaj shikoi nga plaku i urtë kinez, dhe me zemërim i tha: Çfarë bëre kështu?
Ai, me qetësi dhe me buzëqeshje, ia ktheu duke e pyetur: Çfarë mësove ti nga kjo përvojë?
– Nuk mësova asgjë, -ia ktheu i riu.
Plaku i urtë e vështroi dhe i tha: Jo biri im, ti mësove shumë. Gjatë sekondave të para, ti deshe ta shpëtoje veten nga uji, por motivimi yt nuk ishte i mjaftueshme për ta bërë këtë. Pastaj, ti akoma vazhdoje të doje ta shpëtoje veten, prandaj fillove të lëvizje dhe të rezistoje, por ngadalë, ngaqë motivimi nuk kishte arritur akoma në nivelin më të lartë. Dhe më në fund, kur të erdhi dëshira e zjarrtë për ta shpëtuar veten, pikërisht atëherë ia arrite me sukses, sepse nuk kishte forcë që të mund të të ndalonte.
Pastaj plaku i urtë, të cilit nuk i ndahej buzëqeshja e qetë, vazhdoi: “Kur ke dëshirë të flaktë për sukses, askush nuk do të mund të të ndalojë.”
Nga kjo, nxjerrim se dëshira, është rregulla e parë e suksesit.
Dëshira, është mbjellja e farave në tokën e suksesit, dhe sekreti i suksesit është: dëshira e flaktë.