Ministri i Jashtëm Shah Mahmood Qureshi u ka kërkuar muslimanëve indianë të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore.
Në një deklaratë të mërkurën, ai tha se fushata e persekutimit nuk do të ndalet nëse muslimanët do të heshtin.
Ministri i Jashtëm dënoi ashpër ndalimin e hixhabit në institucionet arsimore në Karnataka. Ai tha se bartësit e flamurit të të drejtave të njeriut duhet ta marrin parasysh këtë dhe të flasin për të drejtat e studentëve vajza muslimane, të cilave po privohet nga e drejta e tyre themelore e arsimimit.
Duke shprehur shqetësime për keqtrajtimin e pakicave në Indi, Shah Mahmood Qureshi tha se Pakistani po pret sesionin e 48-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OIC dhe do të diskutojë çështjet me të cilat përballet umeti musliman, duke përfshirë mosmarrëveshjet e Palestinës dhe Kashmirit, si dhe islamofobinë./Radio Pakistan – Ekonomia Islame/
Përktheu: EKONOMIA ISLAME