Microsoft informon përdoruesit e Windows 7 Pro për përfundimin e mbështetjes

Ndërsa afati i mbarimit të mbështetjes për sistemet operative të vjetruara po afrohet, Microsoft po rrit përpjekjet për t’i bërë përdoruesit të transferohen në Windows 10.

Microsoft së shpejti do të fillojë ti ngacmoj përdoruesit e Windows 7 Professional për t’i kujtuar ata që sistemi operativ së shpejti do të mbes pa mbështetje.

Tani ne po i shtojmë njoftimet … në pajisjet e Windows 7 Pro” për tu siguruar që klientët tanë janë të vetëdijshëm për fundin e mbështetjes për Windows 7 dhe mund të ndërmarrin veprime për të mbetur produktiv dhe të sigurt, thotë një azhurnim i 15 Tetorit nga një postim në blogun e kompanisë që u botua për herë të parë në Mars.

Postimi origjinal konfirmoi që Microsoft do të dërgoj njoftimet në sistemet Windows 7 në muajt në vazhdim – duke riprodhuar një veprim që bëri në vitin 2014 para daljes në pension të Windows XP – por në atë kohë, kompania nuk tha asgjë në lidhje me kufizimin e alarmeve në ekran në Windows 7 Home Premium.

Njoftimet e prillit për Windows 7 Professional i është dërguar sistemeve përmes azhurnimit të identifikuar si KB4493132. Një mënyrë për të eleminuar këtë njoftim është të ç’instaloni përditësimin e shënuar si KB.

Në fund te korrikut, dokumenti mbështetës i lidhur me KB4493132 pretendoi se njoftimi “nuk do të instalohet në pajisjet që ekzekutojnë edicionet profesionale dhe Enterprise edicionet e Windows 7 si dhe produktet e Windows Serverit” sepse “përditësimi nuk është i aplikueshëm për pajisjet të menaxhuara nga organizatat“.

Sidoqoftë, rishikimi i 15 Tetorit për postimin e Marsit përjashton disa kompjuter me Windows 7 Profesional  nga mandati. “Pajisjet që janë në domain si pjesë e një infrastrukture të menaxhuar nga IT nëpër kompani të ndryshme nuk do të marrin njoftimet” premtoi Microsoft.

Windows 7 – të gjitha versionet, duke përfshirë edhe Professional – do ju përfundoj mbështetja me 14 Janar 2020, ose në më pak se tre muaj. Sipas të dhënave te analizuara nga Net Applications, afërsisht 490 milion kompjuterë personal ishin akoma duke përdorur sistemin operativ 2009 në fund të shtatorit. /computerworld

Artikulli paraprakApple thotë që 50% e IPhone-ve janë tashmë në IOS 13
Artikulli tjetërNdikimi psiko-fizik i borxhit dhe brengës dhe parandalimi nga aspekti religjioz