Personaliteti udhëheqës
Personi me një karakter të tillë dëshiron të ketë sukses, të zhvillohet, të përparojë, të lulëzojë e të zgjerohet, dhe ky në të shumtën e rasteve është në qendra udhëheqëse, dhe si rrjedhojë ai ndikon tek ata që janë poshtë tij, prandaj mënyra jote e sjelljes si punonjës në shërbimin ndaj klientit, me këtë lloj karakteri, duhet të jetë e tillë që të përmbajë diçka që e tërheq këtë karakter drejtues.
Personaliteti miqësor
Personi me një personalitet të tillë, i do njerëzit dhe nuk dëshiron probleme. Mendimi i njerëzve rreth tij, ka shumë rëndësi për të. Personaliteti miqësor shquhet për dashurinë që kanë edhe njerëzit për të, prandaj metoda e sjelljes në marrëdhënien me këtë lloj personaliteti, duhet të përmbajë fjalë sensuale, dhe duhet të ofrosh ndihmën tënde ndaj tij, në mënyrë që ta tërheqësh këtë person miqësor.
Personaliteti shprehës
Ky është një personalitet krijues, prandaj metoda jote e sjelljes me këtë lloj personaliteti duhet të përmbajë ide krijuese, në mënyrë që të mund të komunikosh me të, dhe të tërheqësh vëmendjen e tij.
Personaliteti analizues
Ky personalitet e analizon çdo fjalë, prandaj duket ta kesh parasysh se metoda e sjelljes me të duhet të jetë specifike. Kjo sepse personi analizues e ndjen të nevojshme t’i sistemojë mendimet e veta, që të mund ta shijojë komunikimin me ty.
Personaliteti “që hidhet”
Personi me një personalitet të tillë ka çdo ditë një personalitet të ri. Ai gjithnjë dëshiron të jetë në gjendjen më të mirë dhe zgjedh një personalitet të ri, e nëse ai vëren se nuk ndihet mirë me këtë lloj personaliteti, e ndryshon atë. Personi me këtë lloj personaliteti është i këndshëm, pasi kërkon vazhdimisht që të shkëlqejë, dhe vazhdimisht përpiqet të përmirësohet.
Për sa i përket shërbimit ndaj klientëve, së pari ti duhet të njohësh personalitetin tënd, të dish se si të kuptohesh me veten tënde, dhe ta përmirësosh marrëdhënien me veten. Më pas, ti duhet të përpiqesh të kuptosh personalitetet e njerëzve me të cilët ke të bësh.
Kur të takon të komunikosh me një njeri që ka personalitet shprehës, ti duhet të fillosh të gjesh rrugën e përshtatjes me të, e kur flet me të, nuk duhet të flasësh për analiza e logjikë, sepse ai nuk do të të kuptojë, për arsye se truri i tij punon më shumë me anën e tij të djathtë, kurse analiza dhe logjika kanë të bëjnë me anën e majtë të trurit, dhe nëse ti flet për analiza me të, ndodh një lloj mospërputhshmërie. Pra, nëse ai të flet për shpikjet dhe risitë, ti hyr në bisedë me të, dhe përshtatu atij, dhe përshtatja këtu nënkupton respektin. Kështu, nëse ti e dëgjon dhe përpiqesh të mos i biesh ndesh, domethënë se ti po e respekton atë, dhe kur ti i respekton njerëzit, edhe ata të respektojnë ty, dhe kështu ndodh dakordimi mes jush.
Njohja e personaliteteve të ndryshme, gjithashtu edhe njohja e vetes tënde, dhe aftësia për të krijuar një marrëdhënie të mirë me veten, është e mundur të të ndihmojnë që produktiviteti jot të jetë i lartë në çdo kohë.
Energjia e secilit personalitet është e ndryshme nga tjetra.
Kur arrin ta njohësh personalitetin tënd, fillo menjëherë ta përmirësosh veten tënde!
Nëse dëshiron ta përmirësosh personalitetin tënd, duhet të praktikohesh në vazhdimësi, derisa të arrish atje ku dëshiron!
Kënaqu me ato që të ka dhënë Zoti, por mos u bëj absolutisht i kënaqur me rezultatet e tua ose me metodën tënde të sjelljes, sepse nëse bëhesh i kënaqur me këto, nuk do të bësh përmirësime të mëtejshme.
Dr. Ibrahim el-Fekij