Kompensimi i punëtorëve përbën pjesën më të madhe të shpenzimeve
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM3 2021)
Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2021 ishin 673.9 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM3 2020 ishin 512.6 milion Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 72.0% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2021 ishin 526.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2020 ishin 579.8 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (29.3%); kontributet sociale dhe përfitimet (25.6%); konsumi i ndërmjetëm (13.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (13.1%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.