Kusari – Lila fton biznesmenët pejan, të investojnë në Gjakovë

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Liala që është edhe pretendente për të marrë kreun e AKR-së, pas largimit të Pacollit nga kjo pozitë, ka ftuar biznesmenët pejan që të kthejnë sytë nga Gjakova, për investime në partneritet publiko-privat.

E ftuar tek emisioni i mëngjesit “Ju flet Peja” në TV “Dukagjini”, Kusari-Lila ka garantuar mbështetje të parezervë për biznesmenët pejan duke vënë garant institucionin që ajo drejton si mbështetës të fuqishëm në bashkëpunimet publiko-private në këtë komunë.

“Biznesmenët pejan kanë shpirt sipërmarrës dhe njihen për kulturë të lartë ndërmarrësie, andaj i ftojë që të kthejnë kokën nga Gjakova. Kemi mundësi të mëdha investive. Si fillim kemi projektin e Stadiumit të ri me një varg dyqanesh e qendrash tregtare”.

Në këtë pikë komuna është gati, presim vetëm bashkëpunim’-ka deklaruar Kusari-Lila. Mimoza Kusari-Lila, të cilës i pëlqen ta quajnë kryetarja lidere e rrafshit të dukagjinit dhe e cila nga një janari i këtij viti ka arritur të jetësojë pavarësimin e Gjakovës nga Peja, duke e rirreshtuar në hartë Gjakovën rajon më vete edhe me drejtori rajonale të policisë dhe struktura tjera rajonale shtetërore, tashmë mendon se bashkimi Gjakovë-Pejë mund të ndodhë me bashkëpunim biznesor.

Kusari –Lila në këtë emision ka ri-kofirmuar kandidaturën e saj për kreun e AKR-së, për çka ka thënë të ketë marrë edhe mbështetjen në parim nga kreu aktual i partisë Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka deklaruar largimin nga pozita e parë në këtë subjekt duke mbetur anëtar i AKR-së dhe mbështetës i fuqishëm i lidershipit të ri. /kohaislame
Artikulli paraprakFluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë
Artikulli tjetërDrejtori i doganave të Kosovës e konsideron Gjermaninë të korruptuar