Nëse personi me të cilin ke të bësh është një person që ka një metodë sulmuese në marrëdhënien me njerëzit, dhe ndodh gjithashtu që në këtë rast ai të ketë edhe ndjesi negative, në një rast të tillë, ti ke përballë një person jo të ekuilibruar emocionalisht, dhe në këtë situatë, ti mund të presësh nga ai të thotë çdo gjë. Ajo që ndodh në këtë rast, është se mendja emocionale që gjendet te njeriu, kur ndizet, e merr energjinë pastaj ia jep atë mendjes analizuese, e njeriu flet, por pa menduar. Këtu njeriu, sapo e ndjen veten sikur është në një gjendje rreziku, flet fjalë të cilat tregojnë për rrezikun që ai ndjen. Interesant është fakti se ndjesia e “rrezikut” mund të vijë thjeshtë nga një përplasje opinionesh mes personit dhe një tjetri, por njeriu nganjëherë nuk mund ta bëjë dallimin mes këtij “rreziku” dhe rrezikut që vër tetë ia rrezikon jetën atij…
Ndarja ndjesore
Kjo është ndarja që duhet bërë mes teje dhe problemit. Pra, kur gjendesh përballë një problemi, duhet të kuptosh se problemi nuk je ti, por ti thjeshtë punon në këtë vend! Në këtë kohë, ti merr frymë thellë, dhe bëj që nxjerrja e frymës të jetë më e gjatë se marrja e saj, në raportet 4:2:8! Pra, marrja e frymës të zgjasë në kufijtë e 4 numërimeve, mbajtja e frymës sa dy numërime, pastaj nxjerrja e frymës të bëhet deri në 8 numërime! Pastaj përqendrohu te vetja jote, dhe bëj që truri yt të ushqehet me oksigjen, e përqendrohu te një kujtim në mendjen tënde, që të ndihmon të ndahesh nga përvoja jo e këndshme. Pas ndarjes nga ajo përvojë, ti kthehu në ndjesitë normale! Pasi të kthehesh në ndjesitë normale, qetësohu dhe përpiqu ta njohësh problemin në mënyrë specifike! Duhet ta kesh parasysh se, përderisa ti punon, mund të të rastisë të shohësh edhe njerëz mendjelehtë ose të zemëruar, por duhet ta kujtosh gjithashtu se jemi ne ata që e vumë atë person në këtë situatë, prandaj gjithnjë mendo se ne jemi shkaku i ndjesive të tij, çfarëdo që të ndodhë!
Dr. Ibrahim el-Fekij