Sektori i turizmit kroat thotë se gjatë këtij viti do të kenë nevojë për rreth 20 mijë punëtorë të rinj.
Kjo kërkesë është rezultat i largimit të punëtorëve kroatë në Perëndim dhe mungesës së edukimit të duhur tek vendasit meqë në Kroaci veç janë të regjistruar 40 mijë të papunë me profesione të turizmit dhe hotelierisë.
Kështu, kompanitë në bregdet që tani kanë nisur fushatën për punësim.
Për këtë sezon kërkohen kamerierët, kuzhinierët, pastrueset e dhomave, kopshtarët, ndihmësit në kuzhinë, recepsionistët, animatorë dhe shpëtimtarët në pishina.Kumti.com