Kroaci – Turqit ndërtojnë centralin e parë gjeotermik

Një kompani turke do të ndërtojë në Kroaci një central 10 megavat dhe planifikohet që të hyjë në punë në vitin 2017.

Presidenti i Bordit Drejtues të MB Holding, Muharrem Balat, duke theksuar se që prej 15 vjetësh janë të interesuar për energjinë gjeotermike, ka deklaruar se ndërtimi i centralit të parë gjeotermik i Kroacisë dhe në të njëjtën kohë investimi i një kompanie turke në Evropë është një inkurajim për ata.

Balat ka konfirmuar se në Kroaci do të ndërtohet një central 10 megavat dhe planifikohet që të hyjë në punë në vitin 2017.

muharrem balatBalat njëherësh mban edhe detyrën e kreut të Unionit Ndërkombëtar të Energjisë Gjeotermike. Në një prononcim ai ka theksuar se si kompani ata janë të profilizuar në energjinë gjeotermike dhe se do të zhvillojnë projekte lidhur me këtë lloj energjie si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj.

“Për shkak se projektet në energjinë gjeotermike kërkojnë makineri të posaçme, edhe koha e nisjes së punës së tyre kërkon një kohë të caktuar. “Fillimisht kemi nevojë për të kuptuar rrjedhën dhe ngrohjen e ujit, që sipas asaj të porositim edhe makineritë tona. Për këtë arsye punimet do ti fillojmë në muajin mars. Centrali në Kroaci do të ketë një kosto afërsisht prej 30 milion Euro”- tregon për agjencinë turke AA Muharrem Balat.

Kroaci – Turqit ndërtojnë centralin e parë gjeotermik

Presidenti i Bordit MB Holding thekson se pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për projektin do të aplikojnë në një bankë në Kroaci dhe shprehet më tej se: “Ndërtimi i centralit të parë gjeotermik në Kroaci dhe në të njëjtën kohë investim i një kompanie Turke në Evropë na ka inkurajuar. Atje do të ndërtojmë një central 10 megavat dhe planifikojmë që centrali të hyjë në punë në vitin 2017. Ne kemi fituar tenderin për kërkime në të gjitha fushat e rajonit. Punimet tona aktuale i kemi bërë me burimet tona. Në qoftë se do të menaxhojmë në mënyrën më të mirë mundësitë atje, besoj se do të jenë me shumë dobi punimet edhe për popullin kroat edhe për ne si një kompani turke”.

– Fuqia jonë e instaluar në Turqi do të arrijë 74 megavat

Balat thekson se centrali i parë me energji gjeotermike i ndërtuar nga kompanitë private në Turqi është ai i ndërtuar në Ajdën, të cilët janë centralet Dora-1, Dora-2, Dora-3a dhe Dora-3b dhe që kanë një fuqi të instaluar 54 megavat. Ai ka pohuar se kanë filluar edhe punimet për centralin Dora-4 dhe se ai do të përfundojë në vitin 2016 dhe kështu në vitin 2016 fuqia e instaluar e kompanisë në Turqi do të arrijë në 74 megavat.

Artikulli paraprak“Balkan Stream” në vend të “South Stream”. Rruga e re e gazit nga Greqia e Maqedonia.
Artikulli tjetërMALLRAT KAMATOR