Kosova mund të humb 100 milionë euro

Përmes Arbitrazhit kompania “Axos” po kërkon rreth 50 milionë euro kompensim për ndërprerje të privatizimit të Telekomit të Kosovës. Rreth 44 milionë euro të tjera po i kërkon kompania “Z-Mobile” si kompensim nga Telekomi i Kosovës.

Ndërkaq, së fundmi Gjykata Ndërkombëtare në Paris ka vendosur që Qeveria e Kosovës duhet t’ia paguajë shtypshkronjës austriake 5 milionë euro për ndërprerje të kontratës për shtypje të pasaportave

Rreth 100 milionë euro është shuma e mjeteve që aktualisht dy kompani ndërkombëtare dhe një vendore po kërkojnë nga Qeveria përmes Arbitrazhit si kompensim për dëmin që atyre u është shkaktuar në tri procese të ndryshme. Më 4 qershor të vitit 2015 kompania “Axos Capital” e paditi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), për shkak të ndërprerjes së privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës.

Kompania në fjalë kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve për privatizimin e Telekomit, por privatizimi u ndal për shkak se nuk e mori bekimin e Kuvendit të Kosovës. Burime të gazetës bëjnë të ditur se kjo kompani po kërkon nga Qeveria rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.

Artikulli paraprakBeqaj akuzon Avdullah Hotin se “po e fut Kosovën në borxhe”
Artikulli tjetërPa kontrata pune rreth 38 për qind e të punësuarve në sektorin privat