Kosova do të përfitojë 61 milionë nga shteti hungarez

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim një delegacionin të Qeverisë së Hungarisë, të kryesuar nga nënsekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Petra Pana.
Në këtë takim morri pjesë edhe ambasadori hungarez në Prishtinë László MÁRKUSZ.

Në takim, të dyja palët u dakorduan për një Marrëveshje Kornizë në vlerë prej 61 milionë euro për financimin e projekteve të ndryshme për zhvillim.

Projekti i parë i cili do të financohet përmes kësaj Marrëveshje Kornizë është projekti i “Batllavës”, i cili përfshinë trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat për rreth, një stacion për filtrimin e ujit si dhe riparimin e rezervarit ekzistues.

Artikulli paraprakKompania e afërt me PDK’në fiton tenderin disa milionësh për renovimin e stadiumit
Artikulli tjetërShqipëria vend me “borxhe kritike” – reagojnë ekspertët