Menaxhmenti është definuar si “kryerja e gjërave përmes të tjerëve” Duke ndjekur këtë koncept, menaxheri është kuptuar si personi i cili punon përmes tjerëve. Dhe menaxheri i mirë konsiderohet të jetë jo vetëm ai i cili di çka duhet të bëj por edhe si duhet ta bëj.
Kur’ani thotë: …“ Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime…” (43:32) Ajeti jep spjegim të mbërthyer për të treguar pse All-llahu xheleshanuhu. i ngriti disa njerëz mbi disa te tjerë.
Kjo, sipas ajetit ka synimin e caktuar i cili është që ata që janë në shkallë më të lartë janë të gatshëm të pranojnë punë nga ata që ndodhen në pozitën më të ulët se ata. Ky ajet në mes tjerash, përfshinë tërë filozofinë e menaxhmentit modern. Theksohet, në esencë krijimi i hierarkisë së përshtatshme, dhe ndarjen e përgjegjësisë, me ata në nivelin më të lartë të ngarkuar me marrje në përgjegjësi të punës nga ata në pozitë më të ulët. Kjo, me fjalë tjera përfshin krijimin e organizatës me hierarki të përshtatshme. Kështu, ajo çka është quajtur koncepti më modern i menaxhmentit ishte në fakt, cekur nga Kur’ani në termat e qarta para më shumë se 1400 vitesh, dhe gjithashtu kuadri institucional, d.m.th. , organizata me hierarki dhe elementet tjera për të sjellur në praktikë këtë koncept. Këto elemente janë:
Bindje dhe respekt ndaj autoritetit: bindje gjithashtu dhe respekti për autoritet do të ishte nevojë apo kërkesë primare për të marrë punë nga të tjerët. Ata prej të cilëve puna iu është marrë, duhej bindur të gjitha ligjeve dhe përgjegjësive ndaj atyre të cilët janë ngarkuar me përgjegjësi nga marrja e punës prej tyre nëse puna do kryehej në mënyrën e duhur. Duke punuar përmes njerëzve, në fakt, presupozohet nevojshmëria e njerëzve për t’iu bindur urdhërave ndaj atyre nëpërmjet të cilëve punojnë.
Kur’ani thotë: “Bindju Zotit dhe të Dërguarit të tij, dhe ndaj atyre me autoritet ndaj teje” (4:59). Ajeti, mund të shihet si bindshmëria më e lartë e mundshme ndaj personit me autoritet. Kjo, në esencë, nxit reagimin dhe vullnetin shpirtëror ndaj bindjes. Duke bërë kështu, përforcohet fushëpamja e një hierarkie siç parashikohet nga ajeti i mësipërm. Pa vullnetin shpirtëror të bindjes ndaj atyre te cilët punojnë, krijimi i një hierarkie nuk do të shërbejë për asnjë qëllim.
Konsultimi në ndërmarrjen e përbashkët dhe puna ekipore: bota moderne ka kuptuar rëndësinë e konsultimit në ndërmarrjen e përbashkët dhe punën ekipore kur stili Japonez i menaxhmentit dëshmoi për njërin ndër menaxhmentët më efektiv në botë. Konsultimi në ndërmarrjen e përbashkët dhe puna ekipore sikurse dhe koncepti i tyre është njeri ndër karakteristikat kryesore të stilit menaxherial Japonez. Tek shumë të tjerët në botë shikohet sikur te jetë një teknikë e re. Por shumë pak prej tyre mund të jenë të vetëdijshëm që Kur’ani mbrojti këtë koncept më shumë se 1400 vite më parë kur duke numëruar disa nga atributet e një besimtari, thuhet: “dhe ata të cilët e kryejnë punën e tyre nëpërmjet konsultimit të ndërsjellët” (43:83) dhe gjithashtu Pejgamberi (Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të) na këshilloi të konsultohemi me ithtarët e tij për çështjet e punëve të ndryshme. (3:159).
Parimet e mundësisë së njejtë: një parim i rëndësishëm nga i cili suksesi i procesit menaxherial është i varur shumë është pranimi i mundësisë së njejtë. Është e nevojshme që të gjithë anetarët e organizatës të kenë mundësi të njejtë apo të ngjajshme për të punuar dhe krijuar zhvillim, të perparojnë, të kontribuojnë dhe të shpërblehen për sukseset e tyre.
Kur’ani e shtron qartë theksin gjatë ndjekjes së këtij parimi kur thotë: …“ O njerëz Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe femre dhe ju ndamë juve në popuj dhe fise kështu që të njiheni mes vete”…(49:13). Pa dyshim më i nderuar nga ju në shikim të All-llahut është ai i cili është më i drejtë prej juve. (49:13). Duke spjeguar ajetin e lartëpërmendur në rastin e Hajat-al-Widaa, i Dërguari I All-llahut (Paqja dhe bekimi I All-llahut qoftë mbi të) ka thenë: Në dritën e këtij ajeti Kur’anor asnjë Arab nuk është me i ngritur mbi një jo-Arab dhe asnjë jo-Arab nuk ka ndonjë përparësi ndaj një Arab. As i ziu nuk është mbi të bardhin apo i bardhi mbi të ziun. Sigurisht, nëse ka ndonjë kriter për superioritet apo respekt ne shikim të All-llahut është takvaja (devotshmëria-drejtësia). Do të thotë që pavarësisht të qenurit thjeshtë i barabartë, qenie njerëzore mund të shkëlqejë në secilën nga aspektet e veçanta të jetës.
Një aspekt i këtillë që është cekur në Kur’an do të ishte nderi në shikim të All-llahut kriteriumi i cili, bazuar në ajetin e lartëcekur, mund të jetë drejtësia, standart i cili çdo njeri mund ta arrij nëse ai apo ajo dëshiron. Nuk do të mund të ishte ndonjë model i mundësisë së njejtë sikur ai i cili është shqiptuar nga ajeti i mësipërm Kur’anor. Në konceptin e tërësishëm menaxherial, do të kuptohej se kriteriumi për të patur të drejtë për përfitim, shpërblim, pozitë apo statut, do të ishte tek secili nga ata i cili posedon kushtet e kualifikimit dhe të përvojës do të duhej të kishin një mundësi të njejtë për ta arritur atë. Kjo dukshëm do të shkoj për një kohë të gjatë në drejtim të posedimit të kushteve të gradës në harmoni në punën e mjedisit nxitës tek puna e lëmuar e procesit menaxherial.
Motivimi dhe përkushtimi: duke i bërë njerëzit për të bërë atë që supozohet se duhet të bëjnë, në mes tjerash, kërkon përkushtim të shkallës së sigurt që mund të jetë e arritshme vetëm atherë kur ata motivohen ashtu si duhet. Është një fakt i vërtetë mënyra e sjelljes së menaxherit apo marrëveshjet me vartesit vendosin shkallën e shëndoshë të motivimit të tyre dhe me perkushtimin në një masë të madhe. Kur’ani thotë: “Ti (Muhamed a.s.) ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten (Ali-Imran 3:159). Ajeti na alarmon për dy gjëra. E para është sjellja keqardhëse dhe dhembshuria në drejtim të ndjekësve dhe shokëve të tij, dhe tjetra është adoptimi pjesmarrës i afrimit me ata, që do të thotë duke i konsultuar ata dhe lejuar ata të participojnë (marrin pjesë) apo të jenë pjesmarrës në vendimet e rëndësishme.
Të dy nga këto elementet mund të luajnë rol vital në motivimin e vartësve dhe futjen tek ta shpirtin e përkushtimit tek punonjësit, në çfarëdo situate tjetër të punës dhe mund, po ashtu, të jetë rëndësi kulmore drejt suksesit të procesit menaxherial./EI/kohaislame.com
Nga Haider Zaman
Përktheu:
Visar KORENICA