Në listën e 500 kompanive më të mëdha familjare në botë, më së shumti figurojnë në SHBA. Listën e udhëheq zinxhiri tregtar amerikan “Walmart”.
Pason Volkswageni gjerman, pastaj vjen Berkshire Hathaway, tregon një studim i instituti zviceran “Global family business”.
Në mesin e 100 kompanive më të mëdha familjare, katër janë nga Zvicra, në pozicionin më të mirë të 20-shit është gjigandi farmaceutik Roche.
500 kompanitë më të mëdha familjare në botë së bashku punësojnë 21 milionë njerëz dhe gjenerojnë të ardhura të përgjithshme prej 6.523 miliardë dollarësh.
Siç thuhet në një studim, mesatarisht katër breza të të njëjtës familje kanë qenë udhëheqës në këto kompani.
Më e vjetra kompani familjare është korporata “Takenaka” e Japonisë, aktive në sektorin e pasurive të patundshme, e cila vepron nga 1610.