Kina akordon të paktën dy herë më shumë fonde për zhvillim sesa SHBA-ja dhe fuqitë e tjera të mëdha, ku shumica e tyre vijnë në formën e huave të rrezikshme me interes të lartë nga bankat shtetërore kineze. Shuma e huadhënieve kineze është në fakt befasuese. Jo shumë kohë më parë Kina mori ndihmë nga vendet e huaja por tani gjërat kanë ndryshuar.
Gjatë një periudhe prej 18-vjeçare, Kina ka huazuar para për 13,427 projekte infrastrukturore me vlerë 843 miliardë dollarë në 165 vende, sipas AidData. Pjesa më e madhe e këtyre parave lidhet me strategjinë ambicioze të Presidentit kinez Xi Jinping, ”Një brez, Një Rrugë”. Duke filluar nga viti 2013, ai përdori ekspertizën e Kinës në projektet e infrastrukturës dhe valutën e huaj, për të ndërtuar rrugë të reja tregtare globale.
Megjithatë, kritikët mendojnë se huatë me interes të lartë janë duke zhytur popullsinë në borxhe të shumta. Dhe ky është një lajm edhe për vetë zyrtarët kinezë. Studiuesit e AidData – të cilët kanë kaluar katër vite duke gjurmuar të gjitha huadhëniet dhe shpenzimet globale të Kinës kanë deklaruar se qeveria kineze po kërkon vazhdimisht informacion se si po përdoren paratë jashtë vendit.
Një hekurudhë që kalon midis Kinës dhe vendit fqinj të Laosit shpesh shihet si një shembull kryesor i huadhënies jashtë Kinës. Për dekada të tëra, politikanët kanë ngritur shqetësimin për ndërtimin e një urë të tillë – që lidh Kinën jugperëndimore pa dalje në det me Azinë Juglindore. Sidoqoftë, inxhinierët paralajmëruan se kostoja do të ishte e lartë. Laos është një nga vendet më të varfra në rajon dhe nuk mund të përballojë as një pjesë të kostos.
Sidoqoftë, Laosi duhej të merrte një hua prej 480 milion dollarësh nga një bankë kineze për të financuar pjesën e saj të vogël të kapitalit. Një nga burimet e pakta të fitimit të Laosit, të ardhurat nga minierat e potasit, u përdorën për të mbështetur huanë masive.
“Kredia që banka Exim e Kinës dha për të mbuluar një pjesë të kapitalit tregon urgjencën e shtetit kinez për të çuar përpara projektin,” sipas Wanjing Kelly Chen, asistente profesore në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong.
Shumica e linjës është në pronësi të grupit hekurudhor të dominuar nga Kina, por sipas kushteve të paqarta të marrëveshjes, qeveria Laotiane është përgjegjëse për borxhin e hekurudhës. Në shtator 2020, në prag të falimentimit, Laosi shiti një pjesë të madhe të pasurisë Kinës, duke dorëzuar një pjesë të rrjetit të saj të energjisë për 600 milion dollarë në mënyrë që të kërkojë lehtësimin e borxhit nga kreditorët kinezë.
Dhe kjo ndodhi para se hekurudha të fillonte të funksiononte. Hekurudha e Laosit është larg të vetmit projekt të rrezikshëm që bankat shtetërore kineze kanë financuar dhe megjithatë, AidData ka theksuar se Kina mbetet financuesi kryesor për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Në një vit, angazhimet financiare të zhvillimit ndërkombëtar të Kinës arrijnë në rreth 85 miliardë dollarë. Dhe për krahasim, SHBA-ja po shpenzon rreth 37 miliardë dollarë çdo vit për të mbështetur aktivitetet e zhvillimit global”, tha Brad Parks.
Kina ka tejkaluar të gjitha vendet e tjera për financimin e zhvillimit, por mënyra në të cilën Pekini ka arritur atë nivel është “e jashtëzakonshme”, sipas AidData. Në të kaluarën, vendet perëndimore ishin fajtore se kishin futur në borxhe vendet afrikane. Kina po huazon në një mënyrë tjetër: në vend që të financojë projekte duke huazuar para nga një shtet në tjetrin, pothuajse të gjitha paratë që po shpërndan janë në formën e huave bankare shtetërore.
Kredi të tilla nuk shfaqen në llogaritë zyrtare të borxhit të qeverisë. Kjo ndodh sepse institucionet e qeverisë qendrore nuk përmenden në shumicën e marrëveshjeve që janë arrirë nga bankat shtetërore kineze, duke i mbajtur të fshehura marrëveshje të tilla, pa u marrë vesh se çfarë ka ndodhur pas dyerve të mbyllura.
AidData raportoi për një borxh me vlerë prej 385 miliardë dollarësh. Shumë hua për zhvillimet e shtetit kinez kërkojnë gjithashtu forma të pazakonta kolaterali. Gjithnjë e më shumë, kreditë kineze duket se kërkojnë nga huamarrësit më shumë para të gatshme të fituara nga shitja e burimeve natyrore.
Një marrëveshje me Venezuelën, për shembull, kërkon që huamarrësi venezuelas të depozitojë valutën e fituar duke shitur naftë dhe duke depozituar paratë në një llogari bankare të kontrolluar nga Kina.
Nëse një pagesë e borxhit humbet, huadhënësi kinez mund të tërheqë menjëherë paratë e tjera në llogari. Vendet mund të jenë huamarrës të vështirë, dhe nuk është praktike të presësh që ata të ofrojnë para nëse nuk janë në gjendje të paguajnë borxhet e tyre. një takim të G7 në qershor, SHBA dhe aleatët e saj njoftuan planin e shpenzimeve për të rivalizuar ndikimin e Kinës, i cili premton të financojë projekte të infrastrukturës globale.
“Unë jam skeptik se nismat perëndimore do të dëmtojnë programin kinez,” tha David Dollar, anëtar i lartë në Institutin Brookings dhe ish -përfaqësuesi i Thesarit të SHBA-së në Kinë. Nismat e reja nuk do të kenë para të mjaftueshme reale për të adresuar shkallën e nevojave të infrastrukturës në botën në zhvillim. Gjithashtu, të punosh me financuesit zyrtarë perëndimorë është burokratike. Studiuesit e AidData zbuluan se nisma kineze po përballet me disa nga problemet e saj, të tilla si korrupsioni, skandalet në vendin e punës ose çështjet mjedisore. Sipas studiuesve, në mënyrë që projektet të jenë në rrugën e duhur, Pekini nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të adresojë shqetësimet e huamarrësve.