Katari në trendin e rritjes së investimeve në Turqi

Në kuadër të panairit “Expo Turkey by Qatar” në kryeqytetin Doha u organizua samiti Turqi-Katar i liderëve të sektorit.

Zëvendëskryetari i Dhomës Tregtare të Katarit, Muhammed Bin Ahmed Bin Tovar deklaroi se Katari ka hyrë në trendin e rritjes së investimeve në Turqi, të cilat aktualisht arrijnë shifrën e 20 miliardë dollarëve.

Në kuadër të panairit “Expo Turkey by Qatar” në kryeqytetin Doha u organizua samiti Turqi-Katar i liderëve të sektorit.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë hapjes së samitit Tovar theksoi se këto aktivitete do të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke e bërë të ditur se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Katarit, i cili aktualisht arrin shifrën e 800 milionë dollarëve, do të rritet gjatë viteve të ardhshme, Tovar tha se investimet e Katarit në Turqi kanë hyrë në trendin e rritjes.

Tovar gjithashtu tha se kompanitë turke kanë hedhur firmën në projekte të rëndësishme në Katar të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, ndërsa shtoi se “Bëhet fjalë për 18 miliardë dollar të cilat janë investuar deri më tani, ndërsa kjo shifër do të rritet edhe më shumë në të ardhmen”.

Artikulli paraprak“Istanbul Autoshow 2017” hap dyert për vizitorët
Artikulli tjetërIndeksi i Bursës së Stambollit me rritjen më të madhe gjatë 47 muajve të fundit