Katari inauguron portin më të madh të vendit

Raportohet se Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamed Al Thani ka përuruar të martën hapjen e Portit Ndërkombëtar “Hamed”, i cili është edhe porti më i madh në vend.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve të Katarit bërë përmes llogarisë në median sociale Sheik Tamim inauguroi të martën Portin Ndërkombëtar “Hamed”, që është edhe porti më i madh në vend.

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Xhasim as-Saliti në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar me këtë rast tha se Katari ka realizuar kështu një nga objektivat e vizionit të tij kombëtar 2030 për ta bërë vendin të vetë-mjaftueshëm.

Saliti deklaroi se institucionet e agjencitë që janë në varësi të portit do të shndërrohen secila në nga një qendër për të mbështetur prodhimin, konvertimin, përpunimin dhe burimet natyrore strategjike.

Artikulli paraprakGati infrastruktura, Turqia së afërmi me sistem të sigurimeve pa interes (islame)
Artikulli tjetërTurqia nga eksporti i lajthive fitoi 1.88 miliardë dollarë