Diskutimet e seminarit rezultuan në një konfirmim të pikëpamjes, tashmë shumë të kristalizuar në literaturën e ekonomiksit islam, se mungesa e transaksioneve të bazuara në interes dhe pranimi i një sistemi funksional të zakatit janë të konsideruara si dy karakteristikat më dalluese të një ekonomie islame. Një ekonomi islame duhet të përputhet me kërkesat e Shariatit. Duke pasur parasysh ndalimin e qartë të interesit në islam, sistemi financiar i një ekonomie islame duhet të organizohet në at; mënyrë që shmang interesin. Seminari ofroi mundësi të shkëlqyer për të diskutuar mënyra dhe mjete për riformatimin e sistemeve monetare dhe bankare të vendeve myslimane në përputhje me parimet e islamit. Pikat kryesore të diskutimeve rishikohen shkurtimisht në një seksion të veçantë të kësaj hyrjeje. Sa i përket sistemit të zekatit, pjesëmarrësit në seminar e konsideruan atë si një përbërës themelor të ekonomiksit islam dhe një nga komponentët më të rëndësishëm të sistemit islam të sigurisë sociale.
Gjithashtu në seminar u thksua se drejtësia sociale është karakteristika dalluese e sistemit ekonomik islam, heqja e interesit dhe krijimi i sistemit të zakatit duhet të shihen si dy mjete të rëndësishme institucionale për të krijuar një rend të drejtë shoqëror. Islami kërkon të promovojë virtytet e drejtësisë‘Adi’ dhe vyrtytet e bamirësisë ‘Ihsan’ mes pasuesve të tij dhe çdo shoqëri që është e udhëhequr nga këto cilësi do të ketë nevojë për një ndërhyrje minimale të shtetit për të krijuar një rend shoqëror dhe ekonomik të drejtë. Megjithatë, është përgjegjësi e shtetit të sigurojë drejtësinë sociale dhe, në kontekstin e kushteve të tanishme, ai ka të drejtë të marrë të gjitha veprimet e nevojshme brenda kuadrit të Sheriatit islam për të arritur këtë objektiv.
Punimet e paraqitura në seminar theksuan atë që autorët e këtyre punimeve e konsideronin si disa karakteristika dalluese të një ekonomie islame që kanë lidhje të veçantë me politikat monetare dhe fiskale. Faridi përqendrohet në modelin e shpenzimeve të myslimanëve të udhëhequr nga parimet islame në zhvillimin e idesë së tij për një “sektor të tretë” që ai e konsideron si një tipar dallues të një ekonomie islame. Argumenti zhvillohet rreth vijës së mëposhtme. Islami ka shumë rëndësi për shpenzimin në rrugën e Allahut për të arritur mirëqenien e Ahiretit (jetës së përtejme). Prandaj, myslimanët duhet të kenë një nxitje të madhe për të shpenzuar një pjesë të mirë të të ardhurave dhe pasurisë së tyre për përmirësimin e gjendjes së grupeve më të varfra të shoqërisë përmes shpërndarjeve financiare dhe përmirësimit të shërbimeve shoqërore. Pagesa e zekatit është natyrisht e detyrueshme për myslimanët, por ata inkurajohen të shpenzojnë sa më shumë të jetë e mundur, përtej këtij detyrimi për mirëqenien e përgjithshme të komunitetit për ngritjen e tyre shpirtërore dhe për të arritur shpërblim në jetën e përtejme. Faridi deklaron se prova empirike dhe historike sugjeron një shpenzim të konsiderueshëm të këtij lloji në vendet myslimane. Ai i jep kaq shumë rëndësi transferimeve të tilla të burimeve të orientuara nga mirëqenia në një komunitet mysliman sa që ai parashikon një ekonomi islame që përbëhet nga tre sektorë, dmth, sektori publik, sektori privat dhe një “sektor i tretë” “vullnetar”. Sektori privat karakterizohet nga forcat e kërkesës dhe ofertës dhe është i motivuar nga synimi për fitim. Në sektorin publik, synimi për fitim zëvendësohet nga konsideratat e mirëqenies shoqërore. “Sektori i tretë” ose “vullnetar” përfshin të gjitha ato aktivitete individuale dhe shoqërore që nuk janë të motivuara nga konsideratat materiale, por kryhen për të siguruar shpërblim në jetën e përtejme.
Koncepti i “sektorit të tretë” i paraqitur nga Faridi ka ndikim në alokimin e burimeve në një ekonomi islame. Ai zvogëlon rolin e forcave të tregut në alokimin e burimeve, dhe pasi aktivitetet e këtij sektori kanë për qëllim rritjen e drejtpërdrejtë të mirëqenies ekonomike dhe shoqërore të komunitetit, ai çon në një alokim më të optimizuar shoqëror të burimeve. Kompozimi i prodhimit kombëtar është më i orientuar nga nevojat dhe më pak i dominuar nga luksi. Buxheti i qeverisë lirohet nga shumë shpenzime për mirëqenie shoqërore, çka do të thotë që përdorimi i taksave mund të mbahet i ulët në një ekonomi islame.
Pjesëmarrësit në seminar e pranuan vlefshmërinë teorike të “sektorit të tretë” në skemën e Faridi-t, por u ngritën pyetje për rëndësinë e tij në kuadrin e kushteve aktuale të shoqërive myslimane. Në fakt, Faridi vetë pranon në punimin e tij se vëllimi i burimeve që kalojnë përmes “sektorit të tretë” do të jetë një funksion i gjendjes së takvas së një shoqërie islame. Ndjenja e përgjithshme është se politika fiskale do të luajë një rol të rëndësishëm në shoqëritë myslimane të kohës sonë në lehtësimin e varfërisë masive dhe në modifikimin e modelit të shpërndarjes së të ardhurave në përputhje me objektivat e barazisë të një shteti islam.
U zhvillua një debat interesant mbi pyetjen nëse, krahasuar me ekonomitë e tjera, një ekonomi islame do të karakterizohej nga një prirje më e lartë mesatare dhe margjinale për konsum. Metvalli është i mendimit se për shkak të “takës së zekatit”, si prirja mesatare ashtu edhe ajo margjinale për konsum do të ishin më të larta në një ekonomi islame. Ai thotë se të ardhurat nga zakati, shkojnë kryesisht dhe drejtpërdrejt tek të varfrit dhe ata në nevojë dhe kështu veprojnë menjëherë për të rritur prirjen për konsum. Disa pjesëmarrës theksuan se propozimi i Metvalli-t nuk mund të merrej si vetëkuptueshëm sepse modeli i konsumit të një shoqërie përcaktohet nga një sërë faktorësh. Nuk ka dyshim që institucioni i zekatit shërben për të transferuar fuqinë blerëse te pjesët më të varfra të shoqërisë dhe zvogëlon pabarazitë e të ardhurave dhe pasurisë, por nuk është e domosdoshme që të pasohet kjo që prirja e përgjithshme për konsum do të ishte më e lartë në një ekonomi islame. Ebu Aliu i referohet punës së Duesenberi-t, i cili tregon, përdorimin e efektit të demonstrimit të Veblen-it, se konsumi si një përqindje e një niveli të caktuar të të ardhurave mund të jetë më i lartë në një shoqëri të karakterizuar nga pabarazi më të mëdha të të ardhurave dhe pasurisë. Ai beson se në një ekonomi islame konsumi do të ishte më i ulët krahasuar me ekonomitë e tjera me të njëjtin nivel të të ardhurave. Pjesëmarrës të tjerë gjithashtu e theksuan rëndësinë që Islami ka për jetesën e thjeshtë dhe shmangien e konsumit të tepruar, e cila duhet të shërbejë për të mbajtur prirjen e përgjithshme për konsum më të ulët në një ekonomi islame. Duket se kjo është një fushë që lejon një pragmatizëm të konsiderueshëm pasi situata aktuale mund të ndryshojë nga vendi në vend, në varësi të fazës së zhvillimit të një vendi, pasurisë së tij historike dhe lidhjes së popullit të tij me vlerat morale të Islamit.