Kamata (pj.1) Domethënia e kamatës në periudhën e injorancës (Xhahilijeh)

Domethënia e kamatës në periudhën e injorancës (Xhahilijeh)

Arabët në periudhën e injorancës e praktikonin kamatën nëpërmjet borxheve të cilat zgjateshin për një periudhë kohore të caktuar përkundrejt një shtese të rënë dakort si kompesim të kësaj shtyerje apo zgjatje të afatit të shlyerjes.Por arabët nuk e njihnin shitblerjen e vlerave monetare të të njetit lloj kundrejt një shtese.Meka në atë kohë ishte njera prej qëndrave tregëtare më të njohura në gadishullin arabik,ku tregëtia ishte zanati i arabëve.I dërguari I Allahut a.s dhe shumë prej shokëve të tij ishin prej atyre që e praktikonin tregëtinë në tregjet e tyre të brendëshme dhe udhëtonin jashtë për të bërë tregëti me vendet fqinje.Kurani famëlartë e ka përmendur këtë fakt duke thënë:”Për hir të garantimit që e gëzojnë Kurejshët,garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës,pra le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,i cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej ç’do frike”(El-Kurejsh)

Fisi i Thakifëve ishte i njohur për praktikimin e kamatës në Mekë dhe fshatrat e Hixhazit për shkak të ekzistencës së madhe të komunitetit çifut në atë zonë pas migrimit të tyre atje,pasi u nxorrën nga Jemeni.Ata nuk zotëronin asnjë zanat përveç praktikimit të kamatës me banorët e Taifit dhe zonat rreth tij.

Transmetohet se kur banorët e Thakifit pranuan Islamin i kërkuan të dërguarit të Allahut të pranonin Islamin me kusht që ai të miratonte lejushmërinë e thyerjes së kurorës,kamatën dhe pirjen e verës, të cilat i dërguari iAllahut i rrefuzoi bashkë me kushtet e tyre.

Taberiu [1]transmeton se fisi i Amër Bin Aufit në Taif merrnin kamatën prej fisit të Mugejrës ne Mekë,saqë Islami i gjeti me shumë borxhe.

Pra,kamata e cila ishte e përhapur në periudhën e injorancës ishte kamata e vonesës(e shtyerjes)deri në një afat të mëvonshëm e kushtëzuar kjo me një shtesë të cituar në aktmarrëveshje ose kur vinte koha e shluerjes.Ajeti i fundit që zbriti nga Kurani famëlartë ishte ajeti i kamatës dhe I dërguari i Allahut a.s vdiq para se ti përgjigjej pyetjeve të sahabëve r.a.Umeri thotë:”Doli i dërguari i Allahut prej kësaj dynjaje dhe nuk  e pyetëm për kamatën”[2]kjo tregon për paqartësinë e çështjes së kamatës në rastet e saja të përgjithshme në kohën e Sahabëve duke përjashtuar rastin e kamatës së vonesës rreth të cilës nuk ka asnjë kontradiktë për ndalimin e saj e kjo mbi bazën e Haditheve siç do të vijojë më vonë edhe për të cilën mendimet e dijetarëve kanë qënë të shumëllojshme.

Vlen të përmendet se arabët në periudhën e injorancës së tyre edhe pse e praktikonin kamatën e shikon atë si një vepër jo të denjë dhe argument për këtë fakt shërben rasti kur ata vendosën ndërtimin e Qabes,duke dhënë fjalën se nuk do të konrtibojnë për shpenzimet e ndërtimit nga fitimet e garave të përdala dhe as nga pasuria e fituar nga kamata,duke i konsideruar këto dy lloj pasurishë të të njëjtit nivel.

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

[1] -Taberiu 3/13

[2] -Studime rrthe ekonomisë islame dhe transaksioneve D.Ali Hasen Abdul Kader f.81

Artikulli paraprakFrika dhe turpi nga çfarë do të mendojnë dhe do të thonë njerëzit
Artikulli tjetërKamata (pj.2) Përkufizimi i kamatës në gjuhë dhe termologji