Kamata është një prej shkaqeve kryesore të shumicës së problemeve në botë

Nëse nuk do të kishim interes të përbërë apo kamatë mbi kamatë, nuk do të kishim luftëra të shkaktuara nga burimet e uritura, as ndryshimet e pakontrolluara klimatike që i shohim tani. I gjithë interesi, qoftë i thjeshtë apo i përbërë, qoftë me norma shumë të ulëta ose me norma shumë të larta, rritet aq shpejt sa, thjesht, nuk mund të vazhdohet më tutje të zihet hapi.
Doni një shembull? Brazili është shtëpia e pyjeve të bukura të Amazonës. Kjo mrekulli e shëndetshme na furnizon me një çerek të oksigjenit në botë. Fatkeqësisht, këto pyje do të zhduken gjatë jetës sonë. Pse? Për të pasur mundësi Brazili të paguajë 200 miliard dollar borxh. Si? Me lëndë druri.
Ose merrni një shembull tjetër. A jeni ju apo dikush që njihni të jetë i shtypur nën rritjen e borxhit personal? 43% e familjeve amerikane tani shpenzojnë më shumë sesa fitojnë çdo vit. Dhe ky problem përkeqësohet çdo vit për miliona familje në të gjithë botën.
Ekziston lidhje e ngushtë midis kamatës dhe shumë problemeve botërore. Dhe besojmë se Financat islame mund të ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve.

Hoxhë Rijad Misini

Artikulli paraprakDisa Fakte mbi Mjedisin, 2021-2022
Artikulli tjetërQëndro i mprehtë!