Kamata dhe historiku i saj

Kamata në kohët e lashta

Koncepti i kamatës ka një histori mjaft të lashtë; e veçanta e saj është se shkrimet e para vërtetojnë se ajo konsiderohej e urryer dhe e keqe. Ndoshta citati më i vjetër i shkruar për ndalimin e kamatës dhe trajtimit të saj si vepër të shëmtuar është ajo e kohës së faraonëve; legjislacioni ifaraonit Buhures nga familja e njëzet e katërt e faraonëve1.

Trajtimi i kamatës si gjë e keqe përcillet edhe nga shumë filozofë të vjetër. Vërtetohet se teoricieni dhe oratori i shquar romak Marcus TulliusCicero e kishte ndaluar kamatën në shkrimet e tij. Gjithashtu edhe filozofët e vjetër grekë, si Platoni te libri “Republika” dhe Aristoteli te “Politika”, e ndalojnë marrjen e kamatës2.

Kamata në fenë hebraike

Kamata ishte e ndaluar dhe e papranueshme edhe në fenë hebraike, sikundërse edhe në atë të krishterë. Kjo vërtetohet në librat e mëhershëm të shpallur, si në Tevrat (Dhiata e Vjetër) dhe në Ingjil (Dhiata e Re). Por çifutët (hebrenjtë), pas të Dërguarit Musa alejhi selam e lejuan marrjen e kamatës nga joçifutët, duke pretenduar se pasuria e joçifutëve është e lejuar për ta. Dihet se besimi hebre është i ndërtuar në parimin se populli hebre është populli i zgjedhur, prandaj ata kanë përparësi dhe vlerë mbi të gjithë popujt e tjerë. Kështu që njerëzit e tjerë, të cilët janë johebrenj, ata i trajtojnë si më të ulët, pa vlerë dhe kanë të drejtë t’i manipulojnë si të duan. Allahu i Lartësuar në Kuran përcjell pretendimin e tyre: “Ata (Ehlu Kitabi, pasuesit e librit) thoshin: “Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të paditurve (të tjerëve).”(Suretu Ali Imran, 75)

Ajeti tregon se si çifutët i trajtonin të tjerët që nuk ishin si ata (pra, i quanin të paditur). Edhe çifutët që jetonin në Medinë gjatë kohës së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, njiheshin për intriga dhe keqpërdorime të ndryshme duke u bazuar në këtë parim. Vërtetohet se ata me këtë pretendim ia lejonin vetes manipulimin e çfarëdo forme për të marrë pasuritë e të tjerëve që nuk ishin çifutë në Medinë.

Në kohën bashkëkohore vërehet edhe më qartë dominimi që ata kanë arritur me intriga të tilla, derisa janë ngritur mbi shtetet më të fuqishme të botës. Mësimet çifute rreth superioritetit të popullit të tyre ndaj të tjerëve dhe trajtimi i të gjitha nacionalitete të tjera si në shërbim të tyre nuk është një shpifje apo reflektim i urrejtjes ndaj tyre, por është një realitet që mbështetet në citatet e shumta në Talmudin e tyre3. Prandaj edhe reagimet dhe akuzat e çifutëve (se ai që flet për këto gjëra është antisemit) janë të shumta, pasi i bën të identifikohen realisht ashtu si janë. Në Talmund vërtetohet qartë se u lejohet marrja e kamatës nga joçifutët. Allahu i Lartësuar i kritikon hebrenjtë për këtë pretendim dhe u tërheq vërejtjen se për këtë i pret dënim i rëndë: “Dhe për shkak të mizorisë së atyre që ishin jahudi (hebrenj) dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara, për shkak të marrjes së kamatës, edhe pse e kishin të ndaluar atë, dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.” (Nisa, 160-161)

Kamata që merrnin çifutët nga të tjerët ishte shtesa që merrnin nga joçifutët, të cilëve u jepnin pasuri hua. Kjo shtesë ishte si rezultat i pritjes së kthimit të borxhit. Kjo formë e punës është mjaft e përhapur në kohën bashkëkohore, vetëm se janë shpikur metoda të ndryshme; edhe pse emërtohen me emra të tjerë, esencën e kanë nga kjo formë e hershme e njohur nga njerëzit.


Kamata në fenë e krishterë

Edhe në Krishterim kamata trajtohet si e ndaluar dhe e urryer. Në Dhiatën e Re kemi disa citate që vërtetojnë ndalimin e kamatës4. Gjithashtu ndalimin e kamatës e vërtetojnë shumë njerëz të Krishterimit, sikurse Toma Akuini (1225-1274), Martin Luteri (themeluesi i protestantizmit) dhe shumë të tjerë5, saqë Skopari i krishterë thekson: “Kush thotë se kamata nuk është mëkat, llogaritet dezertor dhe ka dalë prej fesë6“, që do të thotë se ka dalë prej fesë së krishterë.

Bota e krishterë ka vazhduar për një kohë të gjatë t’i urrejë dhe t’i diskreditojë çifutët për marrjen e kamatës. Këtë e vërteton edhe shfaqja teatrale e Uilliam Shekspirit “The Merchant of Venice”, “Tregtari i Vendikut”, të cilën e ka shkruar rreth viteve 1596-1598. Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një çifut fajdexhi që quhet Shylock. Karakteri i këtij personazhi çifut është mjaft diskreditues, pasi paraqitet nënçmues dhe neveritës ndaj borxhliut nevojtar, të cilit i jep hua me kamatë. Shekspiri me anë të këtij personazhi i paraqet çifutët dhe natyrën e tyre si të dhënë pas lakmisë dhe grumbullimit të pasurisë. Hebrenjtë, që nga koha e daljes së kësaj shfaqjeje, kanë pasur ankth dhe kanë zhvilluar betejë kundër saj. Madje e akuzojnë Uilliam Shekspirin si antisemit7 dhe po të mos ishte vlera artistike e kësaj vepre dhe e shkruesit të saj, do të zhdukej fare nga arkeologjia kulturore-letrare8. Kjo vepër e Shekspirit është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Skënder Laurasi dhe është botuar nga shtëpia botuese “Mësonjëtorja e parë” në vitin 2000.

Legjislacionet e vendeve evropiane kanë vazhduar ta trajtojnë kamatën si të ndaluar deri në kohën e revolucionit francez të vitit 1789. Pas kësaj është lejuar kamata në borxhe me disa kufizime. Ky lejim është transformuar edhe në kodifikimet ligjore të Napoleonit, të cilat janë nxjerrë në vitin 1804.

Pas vitit 1808, Franca përcaktoi sasinë e kamatës 5-7% e cila lejohet të merret gjatë transaksioneve tregtare dhe punëve të tjera. Në Francë, në gusht të vitit 1935 doli një ligj që përcaktoi se kush përfiton nga kamata jashtë shumave të kufizuara, llogaritet se ka shkelur Kodin Penal. Ndërsa në legjislaturën italiane, neni 644 i Kodit Penal pohon se ai që punon me kamatë jashtë shumës së përcaktuar llogaritet se ka shkelur Ligjin Penal9.

Edhe në ditët tona shohim se ndërgjegjja njerëzore nuk ka arritur të çlirohet nga urrejtja e kamatës dhe konsiderimi i saj si krim, mëkat, vepër e pamoralshme, qoftë edhe nëse prej disave lejohet me disa përkufizime dhe përqindje të caktuara që kanë vënë në transaksionet e ndryshme.

Kamata dhe Kanuni i Lek Dukagjinit

Ndonëse dihet se burimet e mirëfillta të kanunit të Lek Dukagjinit janë nga feja e krishterë dhe ne sqaruam qëndrimin e saktë të Krishterimit të hershëm rreth kësaj, vlen të ceket se edhe në këtë libër kamata është e ndaluar dhe nuk lejon që njerëzit në mes vete të huazojnë para me kamatë. Në të thuhet:

500. “KanÅ«ja njef uhį tÄ— fjeshtÄ—: sį tÄ— dhaÄ“Ä— ké mÄ— dhānÄ—.”, do të thotë ashtu si të ka dhënë (huadhënësi) ashtu duhet t’ia kthesh. Pra, Kanuni nuk e pranon kamatën; nëse dikush huazon diçka, aq ka për të kthyer, s’ka huazime me interes. Ata që e njohin mirë këtë tekst dhe ligjet që përmban ky libër e kanë të qartë qëndrimin që ka ndaj kamatës.

Kamata në Islam

Më lart përmendëm një historik të shkurtër rreth qëndrimit të ligjeve dhe sistemeve të mëhershme për marrjen e kamatës. Kjo ishte me qëllim që lexuesi të kuptojë se ndalimi i kamatës nuk është specifikë e jurisprudencës islame, siç mund ta kuptojë tani në kohën bashkëkohore, pasi për dëmin e saj flasin vetëm muslimanët. Vërtet kamata është trajtuar gjithmonë si vepër e shëmtuar dhe mëkat. Kjo më së qarti vërehet në mësimet hebraike dhe të krishtera, e posaçërisht në mësimet e krishtera, pasi ata theksojnë se (Dhiata e Re) numërohet si vazhdimësi e mësimeve që i ishin dërguar Profetit Musa, paqja qoftë mbi të, në Tevrat (Dhiatën e Vjetër).

Por me gjithë këto që u thanë dhe pavarësisht se në zemrat e njerëzve në përgjithësi mbretëron bindja se puna me kamatë nuk është e pastër, prapëseprapë të gjitha sistemet që njihen nga njerëzit sot nuk i kanë mbijetuar vrullit bashkëkohor, që shkel të gjitha normat dhe bazat e njerëzimit dhe të ndërgjegjes së lirë. Të krishterët, edhe pse e dinë qartë se kjo është mëkat në fenë e tyre, nuk arritën t’i bënin ballë furtunës së transaksioneve të shumta që realizohen me kamatë, prandaj u dorëzuan dhe në vend që t’i kundërvihen, i hapën rrugën lejimit të kamatës. Ata në fillim e lejuan duke vënë kushtëzime dhe kufizime në përqindje, por tani askush prej tyre nuk e përmend dëmin e këtij mëkati.
Në anën tjetër, Islami është sistemi i vetëm i cili ka mbetur në këtë betejë dhe vazhdon ta luftojë këtë ves, edhe pse është bërë përditshmëri e shumë njerëzve. Fatkeqësisht kamata është e pranishme edhe te disa muslimanë, të cilët iu dorëzuan këtij vrulli bashkëkohor, që s’mëshiron askënd. E megjithatë, prapëseprapë shumica e muslimanëve, të cilët kanë njohuri dhe janë të vetëdijshëm për mësimet islame, i largohen asaj. Me qëllim që lexuesi të njoftohet me kamatën dhe ta kuptojë se sa është e dëmshme ajo, në vazhdim të kësaj teme do të flasim rreth përkufizimit dhe llojeve të kamatës, pastaj do të sjellim edhe dispozitën përkatëse rreth këtyre llojeve duke u mbështetur në argumentet e jurisprudencës islame.

Përkufizimi i kamatës në Islam

Në gjuhën arabe kamatës i thonë “riba”. Ky emërtim rrjedh nga folja “reba, jerbu”, që do të thotë “shtim, teprim dhe rritje”. Trajtimet e fukahave rreth përkufizimit të kamatës në aspektin terminologjik janë të shumta, disa janë më gjithëpërfshirëse dhe disa të tjera më pak. Për të mos e rënduar këtë shkrim duke përmendur përkufizime të shumta, do të sjellim vetëm përkufizimin e juristëve hanefi, i cili është më i qartë dhe më i kuptueshëm. Ata thonë: “Kamatë është ajo sasi e pasurisë e cila kushtëzohet të shtohet pa kompensim gjatë transaksioneve (këmbimeve) të ndërsjella të pasurisë me pasuri.”10

Në kohën bashkëkohore, krahas termit “kamatë” përdoren edhe disa emërtime të tjera, sikurse “fajde” dhe “interes”. Këta terma janë më të përdorshëm në fushën e ekonomisë dhe të bankave dhe kryesisht kanë për qëllim:

  1. Pjesën e shtuar të cilën ia jep huamarrësi huadhënësit si kompensim për pasurinë qëkahuazuar, në pajtim me kushte të caktuara11.
  2. Sasinë e shtuar të kapitalit të cilin e fiton si kompensim depozituesi në bankë apo në arkat e kursimeve.Edhe pse gjatë kontratave bankare apo lidhjeve tregtare bashkëkohore bëhet dallim mes kamatës dhe interesit, në aspektin e dispozitave përkatëse rreth këtyre transaksioneve në jurisprudencën islame nuk ka dallim. Në Islam nuk ka dallim mes dispozitës dhe kamatën, fajdesë apo interesit, por të gjitha janë të ndaluara (haram), qofshin këto transaksione akte të shitblerjeve apo kontrata të huamarrjeve dhe kredive (borxheve).

    Klasifikimi i kamatës në Islam

    Pak më lart sqaruam se kamata në kohën tonë ka disa emërtime, varësisht prej fushës dhe formës së kontratës që realizohet. Në jurisprudencën islame, fukahatë gjatë shtjellimeve të tyre bëjnë një ndarje tjetër të kamatës nga ajo që njihet tek ekonomistët. Ata theksojnë se ajo klasifikohet në dy lloje:

    a) Riba En-nesie -Kamata e shtyrjes apo e vonesës.

    b) Riba El-fadl – Kamata e shtesës apo e tepricës.

    Në vazhdim do të paraqesim se çfarë nënkuptojnë fukahatë me secilin lloj.

    1) Riba En-nesie (Kamata e shtyrjes apo e vonesës)

    Quhet edhe “kamata e borxhit” dhe nënkupton shtimin e kushtëzuar, të cilin e merr huadhënësi nga huamarrësi për shkak të kohës që i ka lënë në dispozicion huamarrësit përtëpaguar borxhin12.

Kjo lloj kamate ka qenë e pranishme dhe shumë e përhapur tek arabët në kohën para ardhjes së Muhamedit salallahu alejhi ue selem, prandaj disa dijetarë e kanë quajtur “riba el-xhahilije”, d.m.th. “kamata e injorancës”.

2 – Riba el-fadl (Kamata e shtesës apo e tepricës)

Kjo kamatë quhet edhe “kamata e tregtisë” dhe nënkupton shitjen e një malli që i takon mallrave të kamatës me një mall tjetër të njëjtë duke qenë njëri mall më tepër, apo shitja ose këmbimi i dy mallrave të njëjta me shtesë13.
Format e këtyre llojeve janë të shumta e të ndryshme dhe të sqarohen këto nevojitet një zgjerim të cilin nuk do ta bëjmë në këtë vend, por shpresojmë që në ndonjë temë tjetër të veçantë do ta bëjmë.


Dispozitat islame rreth kamatës

Kamata në jurisprudencën islame është e ndaluar (haram) e tëra, qoftë sasi e madhe apo e vogël dhe pa marrë parasysh në çfarëdo kontrate realizohet ajo. Kjo dispozitë mbështetet në tri baza thelbësore, që janë edhe burimet kryesore të legjislaturës islame. Pra bazat nga të cilat nxirret dispozita e kamatës janë: a) Kurani, b) Suneti, c) Konsensusi (Ixhmai).
Kamata është nga mëkatet e mëdha (kebair) dhe llogaritet një nga shtatë mëkatet shkatërruese (Elmubikat) së bashku me shirkun, magjinë etj. (më poshtë do të sjellim hadithin që sqaron këtë). Nëse njeriu e mohon ndalimin e kamatës, atëherë ai ka bërë kufër (mosbesim), por nëse punon me kamatë duke mos e mohuar ndalimin, atëherë ai është mëkatar (fasik), i cili ka vepruar njërin nga mëkatet e mëdha14.

A. Ndalimi i kamatës në Kuran

Dijetari i njohur hanefit Shemsudin Es-Serhesi në librin e tij “El Mebsut” përmend pesë përfundime të ashpra me të cilat kërcënohet njeriu që punon me kamatë15.

1) Do të ringjallet si ai që e ka kapluar shejtani: Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që e hanë kamatën (Ditën e Gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Kjo ndodh kështu) ngase thanë: “Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata”! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën.” (Bekare, 275)

2. Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë: Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.” (Bekare, 276). Kjo nënkupton zhdukjen dhe çrrënjosjen e pasurisë apo largimin e bereqetit, mospërmbushjen e kënaqësisë dhe mosarritjen e dobisë nga ajo pasuri që fitohet me kamatë16.

3. Shpallje luftë Allahut: Allahu i Lartësuar thotë: “E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.” (Bekare, 279)

4. Mosbesim (kufri): Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.” (Bekare, 278)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.”(Bekare, 276)
Fjala kef-far, mohues, e cila ka ardhur në fund të këtij ajeti, do të thotë mohues i Islamit, nëse thotë se kamata është e ndaluar dhe “ethim”, mëkatar, nëse e ha dhe punon me kamatë17.

5. Të qenët përherë në zjarr të xhehenemit: Allahu i Lartësuar thotë: “E kujtdo që i vjen këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij dhe çështja për këtë i takon Allahut. E, kushdo që i kthehet (punës me kamatë, pas ndalimit), ai do të jetë banues i zjarrit, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.” (Bekare, 275)

Këto ajete të sures Bekare ishin vetëm disa prej ajeteve që aludojnë për ndalimin kamatës dhe se sa mëkat i madh është kjo vepër. Kemi edhe ajete të tjera që e vërtetojnë këtë gjë, por do të mjaftohemi me kaq.


B. Ndalimi i kamatës në hadithe pejgamberike

Sa u përket thënieve të të Dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, rreth kamatës, ato janë të shumta dhe mund të ndahen në dy lloje:

a) Hadithe që flasin për ndalimin, dëmin dhe rrezikun e kamatës dhe njeriun që merret me të.

b) Hadithe që tregojnë disa forma konkrete të shitblerjeve dhe akteve të cilat përmbajnë kamatë dhe janë të ndaluara.

Ne do të përmendim vetëm disa thënie që tregojnë dëmin dhe ndalimin e kamatës:

1. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, atë që ushqen kamatën (e jep atë), atë që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi. Argumentimi i hadithit për ndalimin e kamatës është shumë i qartë, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk mallkon për një vepër e cila nuk është e ndaluar dhe nuk sjell mëkat. Gjithashtu ky hadith, siç shihet, i përfshin të gjitha palët në mallkim, edhe atë që e jep po edhe atë që e merr, edhe atë që e shkruan, edhe atë që dëshmon për këtë kontratë.

2. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese).” Shokët e tij i thanë: “O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate?” (Ai) Tha: “Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu, me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

3. Semure bin Xhundubi transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kam parë natën e (Miraxhit) dy melekë. Erdhën dhe më nxorën në tokën e shenjtë. Pastaj u nisëm dhe arritëm te një lumë prej gjaku. Në këtë (lumë) qëndronte një njeri. Ai qëndronte në mes të lumit e në (breg të lumit) qëndronte një tjetër, përpara të cilit gjendeshin gurë. Sa herë që njeriu në mes të lumit përpiqej të dilte, tjetri (nga bregu i lumit) e gjuante me gurë në gojë dhe e kthente në vendin ku qëndronte. Kështu vepronte sa herë që përpiqej të dilte, e gjuante me gurë në gojë dhe njeriu kthehej përsëri aty ku qëndronte. Pyeta: “Kush është ky?”(Meleku) M’u përgjigj: “Ai që gjendet në mes të lumit është njeriu që ka ngrënë kamatën.” Shënon Buhariu.

4. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është kur njeriu martohet me nënën e vet.18Shënon Ibn Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë.

  1. Ibn Mes’udi transmeton prej të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, se ai ka thënë:“Çdonjëri që merr kamatë shumë, në fund përsëri pasuria do t’i pakësohet.19

  2. Ndalimi i kamatës me konsensusin  (ixhmanë) e muslimanëve

Me konsensus (ixhma) nënkuptojmë unitetin e dijetarëve islamë (muxhtehidëve) për një dispozite sheriatike rreth një çështjeje të caktuar20. Ixhmai është argument i fuqishëm legjitim për të vërtetuar dispozitat e jurisprudencës islame.

Duke u mbështetur në këtë, theksojmë se në ndalimin e kamatës kemi ixhma te muslimanët. Këtë konsensus e përcjellin një numër dijetarësh dhe ata theksojnë se edhe pse kemi disa mospajtime të thjeshta rreth disa formave të caktuara të kamatës në përgjithësi, në këtë ka unanimitet (ixhma) te dijetarët e umetit21. Për këtë vërtetohet nga muslimanët e parë, shokët e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se u tërhiqnin vërejtjen njerëzve që merreshin me tregti që të mos e bënin këtë para se të mësonin gjërat thelbësore që kanë të bëjnë me tregtinë. Kjo ishte me qëllim që të mbroheshin nga tregtitë e ndaluara (haram) dhe ato që përmbajnë kamatë. Prandaj vërtetohet se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Mos të tregtojë në tregun tonë ai që nuk ka mësuar (rregullat e tregtisë), përndryshe ai do ta ngrejë kamatën (duke mos ditur).”22
Alaudin Abazi
4.7.2008
1 Shih: “Mexheletul Buhuthel Islamije”, vëll. 31, f. 123, punimi shkencor me titull: “Talik Anit-Tefrik Bejnel-Faide el-Benkije Ver-Riba”, dr. Salih Elhusejin
2 Shih temën:”Tarih Tahrimir Riba fil Alem”; gjithashtu shih: “Nahve Fehm Nidham Bunuk el-Islamije” Xhemaludin Atije.
3 Shih temën “Civilizacija i Kultura”, e cila gjendet në internet; gjithashtu citatet e këtilla të marra nga Talmudi janë të përhapura në shumë gjuhë nëpër forume.
4 Shih “Bibla”, Pslami 15:5 dhe në disa vende të tjera; gjithashtu shih temën: “Eliktisadel Muasir Bidun Riba”, dr, Salah Sultan;
5 Shih temën: “Uvod u Finansijsko Trzhishte”, dr. Dejan Sokic, fakulteti ekonomik, Beograd; gjithashtu shih “Nahue Fehm Nidham Bunuk el-Islamije” Xhemaludin Atije.
6 “Err-rriba Fi Nedheril Kanunel- Islami”, Muhamed Abdullah Draz, f. 376.
7 Edhe pse thuhet se ka qenë anëtar në lozhën masoniste.
8 Për më gjerësisht rreth kësaj shfaqjeje shih:http://en.wikipedia.org/wiki/The_Merchant_of_Venice
9 Shih: “Mexheletul Buhuthel Islamije”, vëll. 31, f. 123, punimi shkencor me titull: “Talik Anit-Tefrik Bejnel-Faide el-Benkije Ver-Riba”, dr. Salih Elhusejin.
10 “El Bahrur-raik”, vëll.6, f. 135; “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin”, dr. Alaudin Zateri, f. 183.
11 “El Muamelatel Malijel Muasire”, dr. Vehbe Zuhejli, f. 240.
12 El Muamelatel Malijel Muasire”, dr. Vehbe Zuhejli, f. 240.
13 Më gjerësisht shih”Hashujetur Reudul Murbi”, Abdurrahman Nexhdi Hanbeli, vëll. 4, f. 493.
14 “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin”, dr. Alaudin Zateri, f. 183.
15 Shih “El Mebsut” Es-Serhesi, vëll.12, f. 109; “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin”, dr. Alaudin Zateri, f. 184.
16

Artikulli paraprakKarakteristikat e sistemit islam mbi trashëgiminë
Artikulli tjetërLetër tregtarit