Një person punonte në ambasadën e vendit të tij, pastaj u ngrit në detyrë dhe u bë sekretar i parë i ambasadës. Pastaj, një ditë, ai mori pjesë në një mbledhje të rëndësishme, ku shfaqi mendimin e tij për një çështje të caktuar, por u sulmua fort për shkak të atij mendimi. Si rezultat i reagimit të tij jo të përshtatshëm ndaj atyre që e sulmuan, përfundimi për të ishte fatal, dhe puna shkoi deri aty sa vendi i tij i dërgoi një paralajmërim për këtë shkak. Nga kjo ngjarje që i ndodhi, ky person filloi të kishte shumë frikë të fliste për para publikut, dhe nuk mund ta shprehte më mendimin e tij përpara njerëzve, gjë e cila ndikoi negativisht për të. Unë e kam takuar disa herë këtë person. Ai filloi të merrte pjesë në mbrëmjet dhe klubet ku unë ligjëroja, pothuajse kudo ku shkoja, dhe kur e pyeta për historinë e tij, më tregoi këtë tregim, dhe më tha: Nëse nuk marr një vendim tani, e të kthehem në gjendjen time të mëparshme që të mund ta them pa frikë mendimin tim përpara njerëzve, unë do të vdes ose do të prekem nga ndonjë sëmundje shëndetësore ose psikologjike.
Ai vazhdoi rreth dy vjet të plota në këtë gjendje, dhe kur u gjend në një pozicion ku duhej pa tjetër të merrte një vendim për veten e tij, ai vendosi të kërkonte trajtim për gjendjen e tij. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë, dhe ne punuam bashkë deri në një pikë të caktuar. Pavarësisht trajtimit, frika brenda tij vazhdoi ta shoqëronte, por ai filloi ta injoronte atë frikë, dhe e përballoi duke qenë i zënë me profesionin e tij. Më pas, ai e la punën për shkak të asaj frike, pastaj ndërmori një projekt tjetër, ku pati vërtetë sukses, dhe si rrjedhojë, i iku ajo frikë që e pengonte nga ecja përpara.
Marre nga Libri “ZGJOJI AFTËSITË”, i autorit dr. Ibrahim el-Fekij.