Inxhinierimi i Softuerit

Inxhinierimi i softuerit është disiplinë inxhinierike që merret me të gjitha aspektet e prodhimit të softuerit.

Softueri nuk është vetëm program apo programe por e përfshin edhe dokumentimin. Atributet thelbësore të produktit softuerik janë mirëmbajtshmëria, besueshmëria, siguria, efikasiteti, dhe pranueshmëria.

Procesi softuerik i përfshin të gjitha aktivitetet e përfshira në zhvillimin e softuerit. Aktivitetet e nivelit të lartë si specifikimi, zhvillimi, validimi, dhe evolucioni janë pjesë e të gjitha proceseve softuerike.

Nocionet themelore të inxhinierimit të softuerit janë të zbatueshme universalisht për të gjitha llojet e zhvillimit të softuerit. Këto themele i përfshijnë proceset softuerike, besueshmërinë, sigurinë, kërkesat, dhe ripërdorjen.

Ka disa lloje të ndryshme të sistemeve dhe secili kërkon vegla dhe teknika të duhura të inxhinierimit të softuerit për zhvillimin e tyre. Ka pak, nëse ka, teknika specifike të projektimit dhe të implementimit që janë të zbatueshme për të gjitha llojet e sistemeve.

Idetë themelore të inxhinierimit të softuerit janë të zbatueshme për të gjitha llojet e sistemeve softuerike. Këto themele i përfshijnë proceset e menaxhuara të softuerit, besueshmërinë dhe sigurinë e softuerit, inxhinierimin e kërkesave dhe ripërdorjen e softuerit.

Inxhinierët softuerikë kanë përgjegjësi ndaj profesionit të inxhinierimit dhe shoqërisë. Ata nuk duhet të merren thjesht vetëm me çështjet teknike. 

Shoqëritë profesionale publikojnë kode të mirësjelljes që i caktojnë standardet e sjelljes që priten nga anëtarët e tyre.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

Artikulli paraprakPërcaktimi i kostove
Artikulli tjetërNjë tjetër shtet europian do të provojë punën ‘4 ditë në javë’