Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Dhjetor 2019 dhe Vitin 2019, viti bazë 2015=100.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,2% në muajin dhjetor 2019. Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2019 me muajin dhjetor 2018 ishte 1,2%. Ndërsa, shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019 ishte 2,7%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin dhjetor 2019 krahasuar me muajin nëntor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mishi (0,6%), perimet (5,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,2% në muajin dhjetor 2019 krahasuar me muajin dhjetor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (4,7%), mishi (2,8%), pemët (6,0%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,0%), produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj. (2,5%), kafja, çaji dhe kakao (10,4%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,4%), duhani (2,6%), pajisje shtëpiake (2,0%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,9%), produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (1,4%), blerja e automjeteve (3,9%), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (0,7%), shërbimet hoteliere (0,9%), shërbimet e akomodimit (6,0%), gjërat personale (3,0%), sigurimet (19,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,8 për qind në IHÇK-it.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perimet (-9,3%), energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1,9%)-(rënie e çmimeve të druve për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-1,8%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (-5,9%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për vitin 2019
Shkalla mestare vjetore e inflacionit në vitin 2019 2,7 %.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2019 ishte më i lartë në një mesatare prej 2,7 për qind krahasuar me vitin 2018. Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2019 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (11,1%), mishi (3,8%), qumështi, djathi dhe vezët (2,8%), perimet (11,1%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (1,6%), kafja, çaji dhe kakao (6,2%), pijet alkoolike (1,9%), duhani (3,2%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,3%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2,8%), blerja e automjeteve (1,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1,5%), pushime të organizuara (3,2%), shërbimet hoteliere (0,9%), shërbimet e akomodimit (5,7%), sigurimet (3,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,9 për qind në IHÇK-it.
Rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2019 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-4,6%), shërbimet për transport (-3,7%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët prej 0,2 për qind në IHÇK-it./ASK.