Guvernatori i Bankës Qëndrore tregon humbjet milionëshe të tregut të sigurimeve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar vitin e kaluar tregu i sigurimeve kishte humbje në vlerë prej 7.7 milionë euro, e cila erdhi si rezultat i vendimit të kuvendit për zvogëlimin e pagesë së polices kufitare të sigurimit që është marrë vitin e kaluar.

Ai tha se parashikohet që këtë vit të kemi deri në 4 përqind normën e rritjes ekonomike.

Këto janë bërë të ditura në Komisionin për Buxhet dhe Financa gjatë raportimit të raportit vjetor për vitin 2015, raport ky është miratuar dhe proceduar në Kuvend.

Safete Hadergjonaj, ka përshëndetur raportimin dhe ka thënë se është mjaft i detajizuar. Ajo ka pyetur se pse borxhi i brendshëm është më i lartë se borxhi i jashtëm, shkruan RTK.

Hamza është përgjigjur se borxhi i brendshëm është më i lartë për shkak se ka mundësi të merret me norma më të ulëta të interesit.

“Deri në këtë fazë tregu i letrave më vlerë ka shkuar mirë dhe ka qenë më lehtë të merret borxh me norma më të ulëta të interesit se sa të merret nga institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Hamza.

Artikulli paraprakShtatë kompani në garë për fizibilitetin e “Trepçës”
Artikulli tjetërDështimet e Qeverisë në privatizim