Google së shpejti me versionin e errët

Google më në fund është duke shtuar versionin e errët në faqen e kërkimit në kompjuterë, duke ua mundësuar atyre që duan të shmangin ngjyrën e bardhë.

Sipas faqes së përkrahjes së Googleit, ndryshimi mund të bëhet lehtë, por për këtë duhet të pritet edhe pak.

Google thotë se veçoria e re do të dalë në pak javë.

Gjiganti teknologjik e ka testuar këtë version qe një kohë të gjatë tashmë. Për të ishte raportuar në muajin shkurt.

Artikulli paraprakApple sjell komunikimet satelitore në iPhone 13
Artikulli tjetërJanë rritur çmimet në muajin gusht