Google Chrome është motori më i famshëm dhe më i përhapur në botë. Një lloj sigurie për ata që hyjnë në internet. Në ditët e fundit, megjithatë, ka qenë në qendër të një procesi gjyqësor të bezdisshëm i cili lidhet me privatësinë.
Një gjykatës vendosi që Big G të shkonte në gjyq, pasi disa qytetarë kanë ngritur padi për shkak të faktit që browser arrin të gjurmojë përdoruesit edhe ndërkohë që përdorin modalitetin e famshëm të lundrimit incognito.
Bëhet fjalë për një padi kolektive të ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qershor 2020, e cila sot është kthyer në një aktakuzë.
Google Chrome do të lejonte faqet web të mbledhin informacione personale të përdoruesve, pavarësisht modalitetit incognito. Sipas aktakuzës, “Google e di se cilët janë miqtë tuaj, hobet, çfarë ju pëlqen të hani, çfarë filmash shihni, ku dhe kur ju pëlqen të bëni blerje, cilat janë destinacionet që ju pëlqejnë më shumë për pushime, cila është ngjyra juaj e parapëlqyer, madje edhe gjëra intime që ju pëlqen të lundroni në internet, pavarësisht faktit që ju zgjidhni këshillat e Google për të ruajtur privatësinë e aktiviteteve tuaja”.
Përballë kësaj, kërkohet një dëmshpërblim prej të paktën 5 miliardë dollarësh (rreth 5,000 dollarë për përdoruesin e prekur).
Sipas Bloomberg, Lucy Koh, gjyqtari federal i Gjykatës së Rrethit në San Jose, e ka mohuar arkivimin e kërkuar nga Alphabet, duke vendosur se “Google nuk i ka informuar përdoruesit se kompania mbledh të dhëna ndërsa përdoruesit lundrojnë në modalitetin incognito”. Tani kjo kauzë, rrezikon të krijojë një precedent shumë të rëndësishëm, me pasoja të mundshme edhe në Europë.
Një zëdhënës i Google tha se shoqëria “do të mbrojë me forcë veten” në këtë proces ligjor “pasi ne deklarojmë qartë se sa herë që hapni një faqe të re në incognito, faqet e internetit mund të jenë në gjendje të mbledhin informacione në lidhje me aktivitetin tuaj gjatë shfletimit.
Dhe në fakt, Chrome në incognito synon të lejojë përdoruesit të lundrojnë në internet, duke mos ruajtur aktivitetin në pajisje. Me pak fjalë, mund të jetë një proces me pak kuptim. Por këtë do ta vendosë ndërkohë një gjykatës.
Burimi: Il Sole 24 Ore