Prej procedurave të paketes për ndihma ekonomike ndaj bizneseve në Itali është edhe formati i mëposhtëm:
Duke u bazuar në xhiron e vitit të kaluar, qeveria akordon një “x” shumë në ndihmë të biznesit. Nga ajo “x” shume 30% e saj nuk i kthehet më organeve kompetente, pra i jepet falas biznesit. Porse 70% i mbetur i kthehet organeve qeveritare me këste mujore (me hipje të lehtë), të cilat nëse mblidhen janë më shumë se vetë 70%, porse jo më shumë se 100% .
Pra, me fjalë të tjera dhe me një përllogaritje tjetër, qeveria i fal biznesit afërsisht 10% të shumës së akorduar.
Pyetja është: A lejohet tërheqja e këtij fondi apo jo?
Përgjigje:
Bismilah
Nëse fondi i akorduar nga qeveria vjen me anë të një akti të vetëm të pandashëm, i cili përmban edhe shumën falas 30% edhe 70% me këste mujore me hipje të lehtë, siç është përmendur në pyetje, por që në terminologjinë e sheriatit quhet kamatë, atëherë nuk lejohet tërheqja e këtij fondi, për shkak të kamatës që është pjesë e pandashme e këtij akti. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”. (Sureja Bekare, ajeti 175).
Fakti që këstet mujore janë me hipje të lehtë, nuk ndikon në gjykimin fetar, pasi ajo përsëri konsiderohet kamatë, e cila është rreptësisht e ndaluar në Islam.
Nëse pjesa 30% e cila jepet falas, si ndihmë për biznesin mund të përfitohet veçmas pa u kushtëzuar me pjesën tjetër 70%, e cila jepet me kamatë, atëherë lejohet marrja e këtij 30% i cili në Islam merr gjykimin e dhuratës, e cila është e lejuar, në të kundërt nuk lejohet.
Allahu e di më së miri
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi profetin Muhamed! /LHSH/