Gjiganti britanik i naftës BP: Çmime të ulëta të naftës edhe në tre vitet e ardhshme

Drejtori i gjigantit britanik të naftës BP Bob Dudley, tha se çmimet e ulëta të naftës mund të zgjasin në tre vitet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimet e naftës në qershor të vitit të kaluar ishin rreth 100 $, ndërsa këtë vit kanë rënë nën 50 $ për fuçi.  Dudley për mediat britanike tha se çmimet e naftës ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe më parë ka pas raste kur për disa vite kanë qenë në nivele shumë të ulëta.

“Duhet të kemi plan për çmimet e ulëta. Ne nuk e dimë cili është ky nivel, por është e sigurt se do të zgjasë një vit, ndoshta dy, ose ndoshta edhe tre,” tha drejtori i gjigantit të naftës BP.

Artikulli paraprakTë çmendur pas financës islamike
Artikulli tjetërÇmimet e naftës, të ulëta edhe në tre vitet e ardhshme