Oppo do të hapë 1.000 vende të reja pune në Turqi, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë
Stamboll
Gjigantët globalë të telefonave të mençur nga Kina dhe Lindja e Largët do të bëjnë investime dhe do të fillojnë prodhimin në Turqi së shpejti, deklaroi ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lidhje me vendimin e prodhuesit kinez të telefonëve të mençur Oppo për zgjerimin e investimeve në Turqi, Mustafa Varank për AA tha se Oppo do të hapë 1.000 vende të reja pune në vend, duke shtuar se prodhimi është planifikuar për këtë shkurt.
Kompanitë e tjera të Lindjes së Largët gjithashtu do të njoftojnë investimet në Turqi së shpejti, tha ai, duke shtuar: “Ndoshta do të dëgjojmë edhe marka të tjera në vitin 2021”.
Ai vuri në dukje se Turqia do të ketë një kapacitet për të prodhuar 10 milionë telefona të mençur në vit në vitet e ardhshme.
Ministri tha se qeveria turke ka bërë përpjekje të rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe për ta bërë vendin një qendër prodhimi. /AA/