Një metodë për gjallërimin e motivimit të brendshëm, në pesë hapa:
1. Frymëmarrja:
Merr frymë, aq sa të numërosh deri në katër, pastaj nxirre frymën përsëri, aq sa të numërosh deri në katër dhe kështu merr frymë gjithnjë gjatë eksperimentit.
2. Pozicioni i trupit:
Qëndro ulur ose në këmbë, me shpatullat e shtrira dhe me kokën drejt.
3. Konfirmimi:
Përsërit brenda vetes sate, pesë herë, një mesazh personal, ku thua psh.: Unë jam i fortë!
Jepi këtij konfirmimi një zë të fortë si bubullima, që del nga trupi yt dhe përsërite këtë mesazh pesë herë me zë të lartë: Unë jam i fortë!
4. Lidhja e kuptimeve:
Bëhu i sigurt në konfirmimet e tua dhe lidhi ndjesitë më të gjitha shqisat e tua. Kjo do të thotë që të mos e thuash në një mënyrë të dobët “Unë jam i fortë!”, e gjithashtu, të mos thuash “Ndoshta unë jam i fortë”, ose “Ka mundësi që unë jam i fortë”, por duhet ta thuash me shprehje të vendosur “Unë jam i fortë!”… me një forcë të lidhur me ndjesitë e tua.
5. Lidhja:
A ndodh që ndonjë këngë të të kujtojë një person të caktuar?… Nëse është kështu, atëherë kjo këngë konsiderohet “lidhje”.
A të ka ndodhur të shikosh një aeroplan, dhe papritur të të ketë ardhur në mendje hera e fundit që ke qenë me pushime, ose ndonjë përvojë tjetër që ka lidhje me hipjen në aeroplan?… Edhe kjo mund të jetë një “lidhje”.
A të ka ndodhur që një lloj i caktuar parfumi të të sjellë në mendje një person të caktuar?
Nëse është kështu, edhe kjo konsiderohet lidhje dhe jeta jonë është e mbushur me shembuj lidhjesh.
Çfarë është lidhja?
Nëse ndjen emocione të forta dhe prekëse, dhe në të njëjtën kohë dëgjon një këngë të caktuar, ose të ndodh diçka mbresëlënëse, këto përvoja do të lidhen me njëra-tjetrën në nerva. Për ta ilustruar këtë, marrim shembull eksperimentin e shkencëtarit rus, Pavlov, i cili zbuloi se procesi i lidhjes mund të nxisë veprim fizik. Pavlov, i binte ziles sa herë i jepte qenit të tij ushqim, dhe ishte normale që qenit t’i dilnin jargët kur i jepej ushqim. Pas një periudhe të shkurtë, te qeni u formuan lidhjet nervore mes sjelljes së ushqimit dhe rënies së ziles. Më pas, shkencëtari provoi t’i binte ziles, por pa i ofruar ushqim qenit, dhe rezultati ishte se qenit i dolën jargët sapo dëgjoi zilen, edhe pse përpara tij nuk kishte ushqim.
Edhe unë e kam bërë personalisht këtë eksperiment me macen time Bianka. Unë e vija biskotën e saj të preferuar në një kuti të vogël, dhe e tundja kutinë, gjë e cila shkaktonte një zhurmë të caktuar. Macja vinte dhe unë i jepja biskotën. Pas një farë kohe, ajo filloi të më vinte pas, sapo dëgjonte zhurmën e kutisë, i jepja biskotë apo jo.
Njeriu reagon në të njëjtën mënyrë… Parfumet, imazhet, fjalët dhe lëvizjet, mund të jenë lidhje që na kthejnë në kujtesë situata të caktuara, dhe që na bëjnë të përjetojmë edhe një herë tjetër përvojat që kemi kaluar më parë.
Tani do të zgjoj interesin tënd, nëpërmjet formimit të një lidhjeje, që të bën të ndjesh fort, cilëndo kohë të duash, kur e vendos dorën tënde në “lidhje” e cila mund të jetë pëllëmba e dorës sate, për shembull, ose çfarëdo tjetër. Në mënyrë instiktive, ti do të fillosh të marrësh frymë fort dhe do ta shikosh veten të fortë, trupi yt do të lëvizë me forcë dhe do ta dëgjosh veten tënde të të thotë “Unë jam i fortë!”, dhe do ta ndjesh fort këtë ndjesi.
Le ta provojmë bashkë…
Kujto një eksperiencë që ka bërë të të rritet shumë entuziazmi yt në të kaluarën. Merr frymë fort, shtriji shpatullat dhe drejtoje kokën. Kur ndjesitë e tua të jenë të forta, ti preke lidhjen e ngjitur kësaj eksperience, dhe përsërit pesë herë: “Unë jam i fortë… Unë jam i fortë!”
Tani hiqe dorën nga lidhja, pastaj preke lidhjen edhe një herë tjetër… Çfarë ndjen tani?… Çfarë ndjen brenda teje?… Nëse e bën këtë ushtrim në mënyrën e saktë, supozohet që niveli i entuziazmit tënd të rritet shumë.
Ushtroje veten për ta përdorur lidhjen disa herë në ditë, derisa të bëhet pjesë jotja dhe të mësohesh me të. Që tani, ajo që ti duhet që bësh të arrish në këtë gjendje force, sa herë të duash, është vetëm të prekësh lidhjen e veçantë të eksperiencës, e cila çoi në rritjen e nivelit të entuziazmit tënd.
10 Çelësat e suksesit