Formimi personal i biznesmenit

Sinqeriteti i qëllimit dhe pastërtia e besimit

Qëllimi prapa punës së biznesmenit duhet të jetë fitimi i pasurisë legjitime, që i jep atij mbështetje në adhurimin e Allahut të Lartësuar. Pastërtia e besimit duhet t’i japë fuqi zemrës së tij. Ai duhet t’i kthehet Allahut Fuqiplotë me një qëllim të sinqertë në çfarëdo që bën, ashtu që ta fitojë kënaqësinë e Tij.

Allahu Fuqiplotë thotë:

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëni për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i myslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”” (El-En’am: 162-163)

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun nie një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo ështëfeja e drejtë.” (El-Bejine: 5)

Veprat dhe punët e njeriut duhet të përm- bajnë besim të pastër. Një ditë, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha Sa’d ibn Ebi Vekasit [radijallahu anhu]:

“Çfarëdo vepre të mirë që bëni, do t’ju ngritë lart (në Xhenet).”

Omer ibn El-Hatabi [radijallahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Veprat janë sipas qëllimit dhe secili do ta ketë atë të cilën e ka pasë për qëllim. Andaj, ai i cili migron përAllahun dhe të Dërguarin e Tij, migrimi i tij do të jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij; dhe ai i cili migron për të arritur ndonjë gjë të kësaj bote ose për ta martuar ndonjë grua, migrimi i tij do të jetë për atë për të cilën ka migruar. ”

Sinqeriteti dhe besueshmëria krijojnë një atmosferë të stabilitetit dhe qetësisë psikologjike. Besimi i pastër rrënjos në shpirtin e biznesmenit farat e kënaqësisë, të cilat Allahu ia mbjell. Biznesmeni, shpirti i të cilit përqafon dhuratën e besimit të pastër, gjithnjë kontrollon ndërgjegjen e tij, i gjykon veprat e tij, mposht dëshirat e tij dhe e qorton veten nga kryerja e çdo gjëje që e shpie larg nga ligjet e Allahut të Madhërishëm.

Morali fisnik

Biznesmeni musliman duhet t’i përmbahet moralit fisnik, si: ndershmërisë, sinqeritetit, lojalitetit, zemërgjerësisë, lehtësisë, kënaqësisë, përmbajtjes, besimit në Allahun dhe shumë sjelljeve tjera morale, të cilat janë bazë për marrëdhëniet në përputhshmëri me urdhrat e Allahut të Lartësuar.

Në këtë kontekst, Ai, i Madhërishmi, i lavdëron sjelljet morale të Pejgamberit të Tij [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] me fjalët:

“Vërtet, ti (Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!” (El-Kalem: 4)

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e komentoi tregtarin e ndershëm me fjalët:

“Tregtari i sinqertë dhe i ndershëm do të jetë në shoqërinë e pejgamberëve në Ditën e Gjykimit, me besnikët dhe dëshmorët. ”

Tregtarët me moral të lartë luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e Islamit nëpër shumë vende në Afrikë dhe Azinë Lindore.

Respektimi i sjelljeve morale e fisnike krijon stabilitet dhe marrëdhënie të mira në përmbush- jen e të drejtave të të tjerëve. Gjithashtu, bën që mirësia dhe mirëqenia të mbizotërojnë, rrit dobitë legjitime dhe sjell shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Joshja për biznesmenët që të jenë në përputhje me sjelljet morale, është formë e adhurimit e cila shpërblehet nga Allahu i Lartësuar në Botën Tjetër.

Sjelljet e virtytshme që kanë të bëjnë me të
tjerët

Trajtimi i njerëzve me drejtësi dhe korrektësi është nga frytet të cilat pema e pasur e vlerave e mbartë së bashku me besimin, sjelljen dhe nënshtrimin ndaj urdhrave të Allahut të Lartësuar.

Kjo karakteristikë, d.m.th., trajtimi i mirë, është e kristalizuar në raportet e biznesmenëve me punëtorët e tyre dhe me njerëzit e biznesit në fushën e prodhimit, marketingut, menaxhimit ose në departamentet qeverisëse. Trajtimi me drejtësi prodhon tipare të mëdha, si: kooperim, solidaritet, vëllazëri, altruizëm, këshillë të mirë, ndershmëri dhe rivalitet në atë e cila është e dëshirueshme.

Allahu i Lartësuar nxitë që të kujdesemi për të tjerët, duke na thënë:

“… silluni me mirësi…” (El-Bekare: 83)

Ngjashëm, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. ”

“Allahu e mëshiroftë atë i cili është i butë në shitblerje dhe në kërkiniin e pasurisë.”

Trajtimi i njerëzve me mirësi krijon lidhje të forta të dashurisë, vëllazërisë, solidaritetit, besimit të palëkundur, paqes dhe bashkëpunimit në atë që është e virtytshme dhe ndershme. Ky trajtim kontribuon në zgjidhjen e problemeve miqësisht, në vend se të kthehemi tek ligjet shekullare, të cilat mund të sjellin padrejtësi.

Mirësia forcon marrëdhëniet ndërmjet biznesmenëve pavarësisht fesë, racës ose etnicitetit të tyre.

Artikulli paraprak10 mënyra për të rritur besimin në kompaninë tuaj
Artikulli tjetër5 tiparet që kërkohen për punësim