Format kryesore të promocionit

Derisa përkufizimi i përgjithshëm i promocionit, pak a shumë është i pranuar nga të gjithë autorët e njohur, ajo nuk mund të thuhet edhe për klasifikimin e formave kryesore të aktiviteteve promovuese, të cilati përmbledh ai. Megjithatë, mund të themi se ato janë:
1. propaganda ekonomike (reklama),
2. shitja personale,
3. përparimi i shitjes,dhe
4. publiciteti ekonomik.
Atëherë jemi të bindur, se kemi arritur një sukses të kënaqëshëm në lëmin e promocionit, por megjithatë, kësaj rënditje të aktiviteteve promovuese mund t’ia shtojmë edhe një; marrëdhëniet me publikun. Edhepse, ky aktivitet nuk i takon plotësisht promocionit, pasiqë ka qëllime më të gjëra në aktivitetin e vet,porse qëllimi kryesot i këtij aktiviteti përputhet plotësisht me qëllimet e formave të promocionit.

 

Sipas J. Sudar të gjitha aktivitetet e promocionit ndahen në dy grupe
1. Aktivitetet primare (bazike) të promocionit ku bëjnë pjesë:
propaganda ekonomike
perparimi i shitjes, ,
shitja personale
marrëdhëniet me publikun dhe
publiciteti,

2. Aktivitete sekundare të promocionit ku bëjnë pjesë:
ambalazhimi,
shërbimet e konsumatorëve
disejni dhe
propaganda prej goje në gojë.

 

Promocioni -miks është një kombinim optimal i të gjitha formave të promocionit, të ndonjë produkti ose shërbimi. Nuk ka dyshim se mund të pritet sukses më i mirë i plasimit, nëse sigurohet veprim paralel, sinhronizues dhe i harmonizuar (në kohë dhe në hapësirë), i të gjitha formave të promocionit.
Përdorimi i izoluar i njërës formë të promocionit, duke i lënë anësh format tjera, nuk do të sjellë rezultate të dëshiruara. Secila formë e promocionit i ka karakteristikat e veta kryesore. Ndërmarrja duhet t‘i njohë ato karakteristika, që të mund të bëjë seleksionimin e tyre.
Kotleri (Ph. Kotler, f. 622) i jep karakteristkat kryesore për secilën formë të promocionit, siç janë:
1. Propaganda ekonomike,
2. Shitja personale,
3. Përparimi i shitjes, dhe
4, Publiciteti ekonomik.

Përmblodhi dhe përshtati;
STUDENTET.MK

Artikulli paraprakNë çfarë mënyre matet ari për të dhënë Zekatin?
Artikulli tjetërPërqindja e arit gjatë llogaritjes së zekatit