Shefi Ekzekutiv i Saudi Aramco, Amin Nasser, tha se strategjia e rritjes afatmesme dhe afatgjatë e kompanisë po përparon sipas planit, pavarësisht se fitimet bien proporcionalisht me uljen e çmimit të naftës
Në gjysmën e parë të vitit, fitimi neto i kompanisë kombëtare saudite të naftës Saudi Aramco shënoi rënie me 29,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të çmimeve të ulëta të naftës, raporton Anadolu.
Sipas raportit financiar të publikuar nga Saudi Aramco, fitimi neto i kompanisë në periudhën janar – qershor është ulur në 61,9 miliardë dollarë, ose 56,3 miliardë euro. Kompania realizoi një fitim neto prej 87,9 miliardë dollarësh, ose 80 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shtohet se rezultatet janë nën pritshmëritë, kryesisht për shkak të pasojave të uljes së çmimeve të naftës nën ndikimin e pasigurive ekonomike botërore dhe uljes së marzheve të rafinimit.
Shefi Ekzekutiv i Saudi Aramco, Amin Nasser, tha se strategjia e rritjes afatmesme dhe afatgjatë e kompanisë po përparon sipas planit, pavarësisht se fitimet kanë rënë në raport me çmimet më të ulëta të naftës.
/aa/