Ballina Mbrojtja e konsumatorit Firefox tani do t’ju lejojë të fshini të dhënat tuaja të mbledhura

Firefox tani do t’ju lejojë të fshini të dhënat tuaja të mbledhura

Shfletuesi Firefox tani do t’ju lejojë të fshini të gjitha të dhënat që mbledh në versionin e tij të ardhshëm që ka dalë sot më 7 janar. Kompania është duke ndërmarrë këtë hap për t’u pajtuar me Aktin e Intimitetit të Konsumatorëve në Kaliforni (CCPA), i cili hyri në fuqi më 1 janar.

Akti i ri – ngjashëm me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Europes (GDPR) – u jep të drejtë njerëzve në Kaliforni të njohin dhe kontrollojnë të dhënat personale të mbledhura nga faqet e internetit.

Ndërsa CCPA do t’i japë njerëzve në Kaliforni më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre, ndryshimi i ri i Firefox do të dalë për të gjithë përdoruesit e shfletuesit të tij.

Në një postim në blog, Firefox tha se tashmë mbledh shumë pak të dhëna për përdoruesit e saj. Do të marrë të dhëna se sa taba janë të hapura dhe sa kohë janë hapur sesionet, por me azhurnimin, do të mund ti fshini edhe ato:

Si rregull, Firefox tashmë mbledh shumë pak nga të dhënat tuaja. Në fakt, shumica e asaj që marrim është të na ndihmojë të përmirësojmë performancën dhe sigurinë e Firefox. Ne i quajmë këto të dhëna telemetrike. Kjo telemetri nuk na tregon për faqet e internetit që vizitoni ose kërkimet që bëni; ne thjesht dimë informacion të përgjithshëm, si psh kur një përdorues i Firefox-it kishte hapur një sasi të caktuar tabash dhe sa zgjati sesioni i tyre.

Ne kemi vendosur të shkojmë më larg dhe të zgjerojmë të drejtat e fshirjes së përdoruesit për të përfshirë fshirjen e të dhënave të telemetrisë të ruajtura në sistemet tona.”

Sigurohuni që të azhurnoni shfletuesin tuaj Firefox në 7 janar dhe shikoni  për një udhëzues se si të fshini të dhënat tuaja nga Firefox. /thenextweb/

Artikulli paraprakSony patenton dizajnin e ri të kontrollerit të playstation me dy butona shtesë në fund
Artikulli tjetër132 vjet ‘Made in Germany’